Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria jep dritën e gjelbër për projekte kapitale në disa komuna të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
19/09/2025
in Lajme
0
Qeveria në detyrë miraton vendime për shpronësime dhe projekte infrastrukturore
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë një varg vendimesh të rëndësishme që lidhen me projekte infrastrukturore dhe shpronësime pronash në disa komuna të vendit.

Investime në banim dhe infrastrukturë rrugore

Në Podujevë, është miratuar shpronësimi i pronave për vazhdimin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social, ku po ndërtohen dy ndërtesa me gjithsej 133 njësi banesore. Prej tyre, 106 do të jenë për banim të përballueshëm, ndërsa 27 për banim social, në një hapësirë prej mbi 20 mijë m². Vlera e investimit arrin në 13.6 milionë euro.

Në Ferizaj, është marrë vendimi për shpronësimin e pronave të menaxhuara nga AKP për ndërtimin e Qendrës për Sport dhe Kulturë.

Në Prizren, vendimi për shpronësim hap rrugën për realizimin e projektit “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në Dushanovë.

Në Suharekë, procedurat e shpronësimit do të mundësojnë rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës në fshatin Mushtisht, e cila lidh Suharekën me Shtërpcën, si dhe ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash–lidhja me Rrugën Rajonale R-118.

Projekte kapitale në Gjilan

Një ndër projektet më të mëdha është në Gjilan, ku është miratuar shpronësimi i pronave për projektin FLLOWS, me vlerë 15 milionë euro, të financuar nga Banka Botërore dhe Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”. Ky investim synon uljen e 52% humbjeve teknike të ujit dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

Po ashtu, në Gjilan është miratuar shpronësimi përfundimtar i pronave për projektin e Qarkores së Jashtme të qytetit, një investim prej 27 milionë euro, në bashkëpunim mes qeverisë dhe komunës. Në shqyrtim është edhe vendimi preliminar për shpronësim të pronave për Qarkoren e Vjetër të qytetit (Llotet 1 dhe 2).

Raportet me SHBA – Qeveria sqaron pezullimin

Kryeministri sqaroi edhe çështjen e njoftimit të fundit nga ambasada amerikane, duke theksuar se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik, e jo të procesit të Dialogut Strategjik në tërësi.

“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime, kryesisht në raport me Serbinë dhe strukturat ilegale të saj në Kosovë. Pajtohemi për vlera dhe qëllime, por kemi mospërputhje në çështje operative dhe taktike,” tha kryeministri.

Ai shtoi se bashkëpunimi në mbrojtje dhe zhvillim po ecën përpara, duke përmendur blerjen e pajisjeve ushtarake dhe zbatimin e programeve të MCC nga SHBA.

“Raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të thella, të ndërtuara mbi histori të përbashkët dhe vlera të forta. Komunikimi ynë i rregullt do të sigurojë vazhdimësinë e këtij partneriteti,” theksoi ai.

Këto vendime dhe projekte pritet të japin ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët e komunave përfituese.

Related

Previous Post

Operacion antidrogë në Prishtinë – Policia sekuestron marihuanë, kokainë dhe kërpudha narkotike

Next Post

Qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht detyrën, kabineti u betua para Presidentit Begaj

Next Post
Qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht detyrën, kabineti u betua para Presidentit Begaj

Qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht detyrën, kabineti u betua para Presidentit Begaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.