Qeveria e propozuar Kurti 3 ka marrë vetëm 56 vota në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke dështuar në formimin e ekzekutivit të ri.
Pas këtij rezultati, çështja kthehet te Presidentja Vjosa Osmani, e cila sipas Kushtetutës duhet të mandatojë brenda 10 ditëve një emër tjetër për përbërjen e Qeverisë së re.

