Qeveria e Kosovës do të mbajë sot një mbledhje solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të nisë në ora 09:00 dhe do t’i kushtohet përkujtimit të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së luftës në Kosovë.
Në kuadër të aktiviteteve për këtë përvjetor, kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kjo ceremoni do të mbahet nga ora 12:00 në kazermën Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Aktivitetet organizohen në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, e cila përkujton rezistencën dhe sakrificën e familjes Adem Jashari dhe luftëtarëve të UÇK-së në mars të vitit 1998.

