Qeveria e re e Edi Ramës ka marrë sot votëbesimin e Kuvendit në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, duke miratuar programin qeverisës dhe emrat e 16 ministrave. Seanca u shoqërua me kaos dhe debate të forta, por mazhoranca siguroi 82 vota pro, të mjaftueshme për të kaluar kabinetin e ri qeveritar.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në Presidencë, ku ministrat do të japin betimin para kreut të shtetit, Bajram Begaj, duke finalizuar kështu zyrtarizimin e “Rama 4”. Pas ceremonisë, ministrat do të zhvendosen drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahet mbledhja e parë e qeverisë së re.
Përbërja e qeverisë “Rama 4”:
- 
Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës
 - 
Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme
 - 
Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
 - 
Petrit Malaj – Ministër i Financave
 - 
Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
 - 
Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit
 - 
Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit
 - 
Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
 - 
Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
 - 
Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë
 - 
Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes
 - 
Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
 - 
Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
 - 
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Shqipërisë
 - 
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin
 - 
Toni Gogu – Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
 
Me betimin e nesërm, kabineti i ri do të nisë zyrtarisht punën, duke shënuar mandatin e katërt qeverisës të Edi Ramës.

