Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht detyrën, kabineti u betua para Presidentit Begaj

Qendra Info by Qendra Info
19/09/2025
in Lajme
0
Qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht detyrën, kabineti u betua para Presidentit Begaj
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e re shqiptare, e njohur si “Rama 4”, ka nisur zyrtarisht punën pas betimit të kryeministrit Edi Rama dhe 16 ministrave të kabinetit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Rama me dorën mbi Kushtetutë, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt qeverisës të socialistëve.

Ministrja “virtuale” Diella, pa dekret presidencial

Ashtu siç pritej, për ministren e parë virtuale në botë, “Diella”, nuk pati dekret nga Presidenti Begaj. Emri i saj përmendet vetëm në nenin 2 të dekretit fillestar, ku krahas emërimit të Ramës si kryeministër, u përcaktua edhe ngritja e Ministrisë së Inteligjencës Artificiale.

Pas betimit, kryeministri Rama dhe kabineti i tij, sipas traditës, ecën nga Presidenca drejt Kryeministrisë, ku pozuan për një foto të përbashkët përpara hyrjes. Mbledhja e parë e qeverisë u zhvillua më pas në Sallën e Kuqe, “Eden”.

Votëbesimi i diskutueshëm

Betimi i kabinetit pasoi seancën e tensionuar të një dite më parë në Kuvend, ku opozita pengoi Ramën të prezantonte programin qeverisës. Seanca zgjati vetëm 25 minuta, ndërsa Partia Socialiste kaloi direkt në votim kabinetin qeveritar, i cili u votëbesua me 82 vota pro.

Opozita akuzoi socialistët për shkelje të procedurave parlamentare dhe kërkoi që seanca të përsëritej, duke mos njohur legjitimitetin e betimit të ministrave para Presidentit.

Related

Previous Post

Qeveria jep dritën e gjelbër për projekte kapitale në disa komuna të Kosovës

Next Post

“Profesoresha që synon Kuvendin e Lipjanit – Albulena Brestovci Agushi, akademikja e suksesshme që vjen nga PDK”

Next Post
“Profesoresha që synon Kuvendin e Lipjanit – Albulena Brestovci Agushi, akademikja e suksesshme që vjen nga PDK”

“Profesoresha që synon Kuvendin e Lipjanit – Albulena Brestovci Agushi, akademikja e suksesshme që vjen nga PDK”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.