Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Qendra Info by Qendra Info
25/09/2025
in Lajme
0
Qeveria vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet sot në orën 12:00 për të marrë vendimin përfundimtar mbi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Vendimi pason propozimin e miratuar një ditë më parë nga Këshilli Bashkiak dhe të përcjellë nga Prefekti i Tiranës.

Këshilli Bashkiak miratoi me 50 vota pro kërkesën e këshilltarëve socialistë, të mbështetur edhe nga opozita dhe Endri Shabani, duke e bërë të detyrueshme shqyrtimin nga qeveria. Veliaj ka kundërshtuar procedurën dhe ka lënë të kuptohet se mund të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Nëse ankimi bëhet brenda 15 ditësh, vendimi i qeverisë pezullohet, duke shtyrë edhe zgjedhjet në kryeqytet.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi do të ecë përpara. Në një takim me kabinetin dhe deputetët e qarkut të Tiranës, Rama e quajti shkarkimin e Veliajt “të detyrueshëm”, duke theksuar se “Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trup pa kokë”.

Më herët, Rama zhvilloi një takim dyorësh në Kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, kryetaren e komanduar Anuela Ristani, si dhe me kandidaten socialiste për kryebashkiake, Ogerta Manastirliu.

Veliaj ndodhet në burg që nga 10 shkurti, ndërsa SPAK e ka çuar në gjyq me 13 akuza, prej të cilave 9 për korrupsion. Ai ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për mbi 10 vite, nga viti 2015 deri më sot.

Related

Previous Post

Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Next Post

Ndërprerje e ujit në disa zona të Prishtinës, KRU “Prishtina” njofton për intervenime

Next Post
KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzoni në mënyrë racionale ujin

Ndërprerje e ujit në disa zona të Prishtinës, KRU “Prishtina” njofton për intervenime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.