Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:00, në stacionin policor të Podujevë, dy qytetarë, të identifikuar me inicialet S.B. dhe L.B., kanë dorëzuar një portofol me para dhe dokumente personale, i cili më pas i është kthyer pronarit.
Policia ka vlerësuar këtë veprim si një gjest human dhe shembull bashkëpunimi qytetar, duke theksuar se Policia e Kosovës vazhdon të jetë adresa e parë e besimit për qytetarët.
“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe ndershmërinë e treguar,” thuhet në njoftim.
Në një kohë kur lajmet e këqija bëjnë më shumë zhurmë, ky rast e kujton një të vërtetë të thjeshtë: ndershmëria ende ekziston — dhe ia vlen të theksohet.

