Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Qytetarët i japin mbështetje ndryshimit të Kodit Penal, nismën e nënshkruan edhe Hoti.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/08/2026
in Category
0
Qytetarët i japin mbështetje ndryshimit të Kodit Penal, nismën e nënshkruan edhe Hoti.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po vazhdon në Prishtinë mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktiviteti po zhvillohet në Sheshin “Nëna Terezë”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku qytetarë të shumtë janë ndalur për t’u informuar rreth nismës dhe për ta mbështetur atë me nënshkrimin e tyre.

Nismën e ka mbështetur edhe ish-kryeministri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka vizituar stendën e IKD-së dhe e ka nënshkruar nismën legjislative qytetare.

Nisma synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal përmes dy propozimeve kryesore: përcaktimin si vepër penale të moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimin penal të përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

IKD ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të vizitojnë stendën informuese, të njihen me përmbajtjen e nismës dhe ta mbështesin atë me nënshkrimin e tyre.

Sipas IKD-së, mbështetja e nismës synon forcimin e sundimit të ligjit, respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e parasë publike nga keqpërdorimi për përfitime elektorale

Related

Previous Post

Alarm për tregtinë Kosovë–Shqipëri: Bien ndjeshëm eksportet shqiptare drejt Kosovës.

Next Post

Haradinaj paralajmëron “shtator të nxehtë” për Kurtin: “Z. kryeministër, shihemi shpejt”

Next Post
Haradinaj paralajmëron “shtator të nxehtë” për Kurtin: “Z. kryeministër, shihemi shpejt”

Haradinaj paralajmëron “shtator të nxehtë” për Kurtin: “Z. kryeministër, shihemi shpejt”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.