Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama flet për zgjedhjet e Kosovës: “Nuk kam preferencë” – Komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Qendra Info by Qendra Info
08/02/2025
in Lajme
0
Shqipëria bëhet pjesë e historisë së “Giro d’Italia”: Kryeministri Rama e quan privilegj të madh
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës dy ditore në Madrid, ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ku ka komentuar disa çështje ndërkombëtare, përfshirë zgjedhjet në Kosovë, situatën në Gaza, dhe vendimin e ish-Presidentit Trump për pezullimin e fondeve nga USAID.

Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër në Kosovë, Rama është shprehur se nuk ka asnjë preferencë për fituesin, pasi ka marrëdhënie të mira me të gjithë kandidatët. Ai theksoi se Kosova është një vend demokratik dhe i gjallë, që përjeton pasionin dhe zhurmën e politikes, por që kjo është normale. “I uroj mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë,” u shpreh ai.

Përsa i përket çështjes së emigrantëve dhe marrëveshjes me Italinë, Rama bëri thirrje për një politikë të përbashkët migracioni në Evropë, duke u angazhuar për mbrojtjen e kontrollit të kufijve, ndërkohë që edhe hapësirën për imigracionin legal duhet ta mbajë të hapur.

Në lidhje me situatën ndërkombëtare, veçanërisht politikën e Trump mbi Gaza dhe pezullimin e fondeve nga USAID, Rama tha se është ende herët për të komentuar dhe se plani duhet të qartësohet dhe harmonizohet me aktorët e tjerë.

Gjithashtu, ai është ndalur te vendimi i Trump për pezullimin e fondeve, duke u siguruar se nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri. Rama theksoi se ata që duan të qëndrojnë në Shqipëri, mund ta bëjnë këtë, pasi nuk mund të kthehen në vendin e tyre për të ndaluar dhunën. “Këto nuk janë shifra të mëdha për ne, janë vetëm disa qindra njerëz,” shtoi ai.

Related

Previous Post

Diaspora kosovare voton për zgjedhjet e 9 shkurtit: KQZ njofton se 21% e emigrantëve kanë votuar deri në orën 11:00, Zvicra kryeson

Next Post

Gjykatësi bllokon aksesin e ekipit të Musk në të dhënat e Departamentit të Thesarit

Next Post
Private: Mbani shënime! 5 këshilla për karrierën nga Elon Musk

Gjykatësi bllokon aksesin e ekipit të Musk në të dhënat e Departamentit të Thesarit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.