Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Kosova të mos shohë nga Beogradi, por të përmbushë obligimet për BE-në

Qendra Info by Qendra Info
28/09/2025
in Lajme
0
“Këtë vit kemi një shans të mirë…”, Rama: Hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Klan Kosova, ku foli për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe Gjykatën Speciale të Hagës.

Rama theksoi se rruga e vetme për Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit është integrimi në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Prishtina duhet të përqendrohet në detyrat e veta dhe jo në qëndrimet e Serbisë.

“Që të fitojë paqen do të thotë të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Për ta arritur këtë, Kosova nuk duhet të shohë nga Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë apo për pretendimet e saj. Duhet të bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se Kosova duhet të përmbushë obligimet që lidhen me dialogun dhe procesin e integrimit evropian edhe në mënyrë unilaterale, duke shtuar se veprimet e Serbisë nuk kanë rëndësi. “Nuk ka rëndësi fare se çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Sipas Ramës, një qasje e tillë do t’i mundësonte Kosovës të fitojë besueshmërinë ndërkombëtare: “Nëse Kosova i bën detyrat e veta dhe Serbia jo, atëherë ajo me të drejtë mund t’i thotë të gjithëve: ‘shkoni merruni me Serbinë, unë dua vendin tim, dua rrugën time’”.

🔹 Për Gjykatën Speciale të Hagës
Kryeministri shqiptar foli edhe për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Rama tha se krijimi i Gjykatës Speciale ishte pasojë e raportit të politikanit zvicerian Dick Marty, duke shtuar se pretendimet për trafikim organesh nuk gjejnë asnjë mbështetje në aktakuzë apo në procesin gjyqësor.

“Po të shohësh, nuk ka asnjë gjurmë apo shenjë të lidhur me trafik organesh. Është një histori insinuatash e pambështetur në prova bindëse, përkundrazi e mbështetur nga dëshmitarë super-qesharakë që duken si aktorë të epokës së Millosheviçit”, deklaroi Rama për Klan Kosova.

Related

Previous Post

Kurti bën homazhe në New York për vëllezërit Bytyqi: “Çmimi i lirisë ishte i lartë”

Next Post

Diabeti dhe natyra: Çfarë bimësh mund të ndihmojnë, dhe kujdesi që duhet të keni

Next Post
Diabeti dhe natyra: Çfarë bimësh mund të ndihmojnë, dhe kujdesi që duhet të keni

Diabeti dhe natyra: Çfarë bimësh mund të ndihmojnë, dhe kujdesi që duhet të keni

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.