Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama në Knesset: Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenjtë – nuk ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit

Qendra Info by Qendra Info
26/01/2026
in Lajme
0
Rama në Knesset: Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenjtë – nuk ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama mbajti një fjalim historik në Knesset, parlamentin e Izraelit, ku theksoi rolin unik të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe qëndrimin e Tiranës zyrtare për paqen në Lindjen e Mesme.

Kryeministri shqiptar ishte i ftuar nderi në seancën plenare dhe u prit bashkë me bashkëshorten e tij nga kryetari i Knessetit, Amir Ohana, në prani të krerëve më të lartë të shtetit izraelit.

“Mund të merrni floririn, por jo hebrenjtë”

Në fjalimin e tij, Rama u kthye pas në kohë duke kujtuar Besën shqiptare dhe refuzimin historik për t’i dorëzuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

“Gjatë Holokaustit, kur nazistët erdhën për t’i marrë hebrenjtë, shqiptarët thanë: mund të merrni floririn, por jo hebrenjtë. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria”, tha Rama, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte para saj.

Ai njoftoi gjithashtu hapjen e një muzeu në Vlorë kushtuar shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët.

Falënderime nga krerët izraelitë

Kontributi i shqiptarëve u vlerësua nga udhëheqësit më të lartë të Izraelit.

Benjamin Netanyahu theksoi se Shqipëria ishte “ishull paqeje në oqeanin e së keqes”, duke vlerësuar sakrificën e shqiptarëve që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë.

Ndërsa lideri i opozitës, Yair Lapid, tha se “kur Europa i dorëzonte hebrenjtë, shqiptarët i mbrojtën ata sepse besonin në moralin njerëzor dhe në Besë”.

Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, u shpreh:
“Duke qëndruar krah Izraelit, Shqipëria mbron vlerat e civilizimit kundër barbarisë. Faleminderit për Besën”.

Qëndrimi për Gazën dhe Hamasin

Duke folur si përfaqësues i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Rama u shpreh se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Rripin e Gazës pa çarmatosjen dhe çmontimin e Hamasit.

“Derisa Hamasi të çarmatoset, asnjë paqe nuk mund të zgjasë. Tunelët e Hamasit, ku u vranë dhe u torturuan pengje izraelite, duhet të ruhen si dëshmi për brezat e ardhshëm”, tha ai.

Rama theksoi se Shqipëria, si vend themelues i Bordit të Paqes, synon të kontribuojë në një dritare të re mundësish për paqe në rajon.

Mesazh për paqe dhe dinjitet

Në përmbyllje, kryeministri shqiptar u bëri thirrje si izraelitëve ashtu edhe palestinezëve të ecin drejt një rruge paqeje dhe dinjiteti.

“Palestinezët le të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Dy popujt le të jenë bashkë për njerëzimin dhe paqen”, përfundoi Rama.

Related

Previous Post

Kryeministri Kurti priti ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves

Next Post

Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Next Post
“Trump ka të drejtë”: NATO kërkon mbrojtje më të fortë të Arktikut nga Rusia dhe Kina

Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.