Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Rama në ‘Memorialin Adem Jashari’: Zëri i komandantit do të kumbojë në zemrat e Kosovës”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/06/2026
in Category
0
“Rama në ‘Memorialin Adem Jashari’: Zëri i komandantit do të kumbojë në zemrat e Kosovës”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se koncepti i vendit të parë, i përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues, do të marrë jetë në Prishtinë, teksa thekson se ky projekt bartë me vete peshën e jashtëzakonshme kombëtare, historike dhe emocionale që përfaqëson figura e Komandantit Legjendar dhe familja historike Jashari.

“Memoriali “Zâni i Lirisë”, koncepti fitues për Memorialin Përkujtimor Adem Jashari, nuk është thjesht një monument. Ai është jehona e sakrificës së familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që zgjodhën lirinë mbi jetën. Është vala e zërit që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, për t’i dhënë Kosovës të drejtën të jetojë e lirë”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

“I frymëzuar nga fjalët e pavdekshme të Adem Jasharit . ‘Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë’. ky memorial e shndërron zërin e tij në një simbol të përjetshëm të lirisë, që do të jehojë në kohë dhe në hapësirë. Sepse ka zëra që nuk shuhen kurrë. Ata jetojnë në kujtesën e një kombi dhe në zemrën e një shteti të lirë”.

Pos tjerash, Rama tha se në zemër të Kosovës do të kumbojë përgjithmonë zëri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

 

Advertisement

 

 

Related

Previous Post

“Aksion i madh në Prishtinë: sekuestrohen armë dhe ekzekutohen 170 urdhëresa”.

Next Post

“Osmani: Qëllimi im ishte ringritja e LDK-së, jo bllokimi i institucioneve”.

Next Post
“Osmani: Qëllimi im ishte ringritja e LDK-së, jo bllokimi i institucioneve”.

“Osmani: Qëllimi im ishte ringritja e LDK-së, jo bllokimi i institucioneve”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.