Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama në Paris për Forumin e Paqes, takim kokë më kokë me Macron në mbrëmje

Qendra Info by Qendra Info
29/10/2025
in Lajme
0
Rama në Paris për Forumin e Paqes, takim kokë më kokë me Macron në mbrëmje
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, një nismë e rëndësishme diplomatike e zhvilluar nën kujdesin e vetë Kreut të Elizesë.

Sipas agjendës zyrtare, Rama pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me Macron në mbrëmjen e sotme, në kuadër të diskutimeve dypalëshe për bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit evropian dhe çështjet aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Më herët gjatë ditës, kryeministri shqiptar mori pjesë në një bashkëbisedim me Gilles Gressani, drejtorin e revistës prestigjioze “Le Grand Continent”, me temë:

“Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit.”

Në vijim, Rama mori pjesë edhe në një sesion të Forumit të Paqes, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Macron dhe disa liderë të tjerë botërorë, ku u trajtuan sfidat e rendit ndërkombëtar dhe roli i bashkëpunimit rajonal në ruajtjen e stabilitetit global.

Forumi i Paqes në Paris ka mbledhur këtë vit përfaqësues të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave globale, me synim forcimin e dialogut dhe diplomacisë në një periudhë të trazuar për botën.

Related

Previous Post

Putin njofton testimin e dronit nënujor bërthamor “Poseidon”: “Nuk ka mënyrë për ta ndaluar”

Next Post

Rubin ngre zërin për Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK-së: Dënimi i tyre do të ishte një padrejtësi historike

Next Post
Rubin ngre zërin për Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK-së: Dënimi i tyre do të ishte një padrejtësi historike

Rubin ngre zërin për Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK-së: Dënimi i tyre do të ishte një padrejtësi historike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.