Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Rama paralajmëron masa të forta për hapësirat publike dhe ndërtimet abuzive: Shqipëria 2030 nuk ndërtohet mbi shkelje

21/07/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Rama paralajmëron masa të forta për hapësirat publike dhe ndërtimet abuzive: Shqipëria 2030 nuk ndërtohet mbi shkelje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një sërë mesazhesh të forta për median lidhur me vizionin “Shqipëria 2030” dhe sfidat që e shoqërojnë këtë rrugë drejt integrimit evropian, me theks të veçantë në performancën e pushtetit vendor dhe respektimin e hapësirave publike.

Në një prononcim për shtypin nga Tirana, kreu i qeverisë nënvizoi se zhvillimi i qëndrueshëm urban dhe administrimi efikas i hapësirave publike janë elementë kyç për përmirësimin e cilësisë së jetës në vend, si dhe për përmbushjen e standardeve evropiane.

“Hapësirat publike nuk janë vetëm zbukurim urban, por indikatorë të drejtësisë sociale dhe pjesë e pandashme e projektit kombëtar ‘Shqipëria 2030’. Pushteti vendor ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces,” – deklaroi Rama.

Vepër penale çdo tentativë për privatizim të hapësirave publike

Rama adresoi me tone të ashpra abuzimet me hapësirat publike, duke theksuar se çdo formë uzurpimi apo zaptimi të ambienteve të përbashkëta, si vendosja e traëve me pagesë në lagje, përbën vepër penale.

“Nëse dikush vendos një tra për të marrë para nga banorët e një lagjeje, ai kryen vepër penale. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë jetën publike të komunitetit,” – theksoi Kryeministri.

Ai shtoi se çdo ndërtim jashtë trupit të pallatit, edhe pse në marrëveshje me ndërtuesin, konsiderohet pronë publike dhe nuk mund të pretendohet si pronë private pas ndërtimit.

Ndërtimet pa leje, konfiskim i plotë

Kryeministri deklaroi se shkeljet e lejeve të ndërtimit nuk do të tolerohen më. Ai bëri të qartë se nuk do të ketë konfiskim të pjesshëm, por të plotë të ndërtesave ku evidentohen abuzime me kate shtesë.

“Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimi është shkelje me vetëdije. Nuk do lejojmë që kjo të mbulohet me letra. Ndërtesat do sekuestrohen tërësisht dhe do kalojnë në pronësi të shtetit për të strehuar njerëz në nevojë,” – deklaroi Rama.

Legalizimi vetëm për ndërtime para 2020-s

Kryeministri rikujtoi se procesi i legalizimit vlen vetëm për objektet e ndërtuara para vitit 2020. Ndërtimet pas këtij viti nuk përfitojnë legalizim, pavarësisht vetëdeklarimeve.

“Nuk do legalizojmë mashtrimin. Nuk është diskutim për familjet që kanë futur kokën në një banesë, por për abuzues që ndërtojnë për fitim dhe përpiqen të kamuflojnë shkeljet me letra false,” – theksoi ai.

Listë e zezë për ndërtuesit abuzivë

Qeveria, sipas Ramës, do miratojë një listë të zezë për ndërtuesit që abuzojnë me territorin dhe shkelin ligjet urbanistike. Këta individë do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi në të ardhmen.

“Kush futet në listën e zezë, humbet çdo të drejtë për të ndërtuar. Do penalizojmë edhe ata që shesin apartamente disa herë apo i lënë qytetarët pa dokumente pronësie. U bëj thirrje të zgjidhin problemet tani, sepse do përballen me pasoja të rënda,” – paralajmëroi Rama.

Konfiskim i ndërtimeve të braktisura që nga vitet ’90

Në fund, Rama njoftoi edhe një nismë të re për të konfiskuar të gjitha ndërtimet dhe ngrehinat e braktisura që datojnë që nga vitet ’90, të cilat sipas tij, janë kthyer në burim rreziku për shëndetin publik dhe mjedisin.

“Nuk mund të lejojmë më që karakatinat e ndërtuara dhe lëna rrugëve të cenojnë shëndetin dhe sigurinë e komunitetit. Do konfiskohen dhe do rikthehen në funksion të qytetarëve,” – përfundoi ai.

Këto masa vijnë si pjesë e reformës së gjerë të qeverisë për garantimin e një zhvillimi të qëndrueshëm, barazie në qasjen ndaj hapësirës publike dhe shtetndërtimit të bazuar mbi rendin ligjor – objektiva të shpallura të vizionit “Shqipëria 2030” dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Related

Previous Post

Dogana e Kosovës tejkalon pragun e 1 miliard eurove – të hyrat rriten me 9.7% krahasuar me vitin e kaluar

Next Post

Anija më e madhe në botë për kabllot nënujore nis fazën e dytë për lidhjen energjetike Britani-Gjermani

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

21/07/2025
“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

21/07/2025
Anija më e madhe në botë për kabllot nënujore nis fazën e dytë për lidhjen energjetike Britani-Gjermani

Anija më e madhe në botë për kabllot nënujore nis fazën e dytë për lidhjen energjetike Britani-Gjermani

21/07/2025
Rama paralajmëron masa të forta për hapësirat publike dhe ndërtimet abuzive: Shqipëria 2030 nuk ndërtohet mbi shkelje

Rama paralajmëron masa të forta për hapësirat publike dhe ndërtimet abuzive: Shqipëria 2030 nuk ndërtohet mbi shkelje

21/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

Punëtori që vdiq sot në Gjakovë ishte ushtar i UÇK-së, një vëlla i ra dëshmor në luftë

21/07/2025
“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

“Situata e krijuar në Kuvend është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve”

21/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info