Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama pret trupin diplomatik në darkën e fundvitit: “Krenar për Shqipërinë”

Qendra Info by Qendra Info
20/12/2025
in Lajme
0
Rama pret trupin diplomatik në darkën e fundvitit: “Krenar për Shqipërinë”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme pritjen tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik, në ambientet e Kryeministrisë. Me këtë rast, kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga mbrëmja festive, duke përcjellë urimet e tij për Vitin e Ri.

Në darkën e fundvitit ishin të pranishëm përfaqësues të misioneve diplomatike në vend, mes tyre ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato, si dhe figura të larta institucionale, përfshirë ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja, kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe ministren e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali.

Gjatë fjalës së tij, Rama ngriti një dolli për shëndetin dhe mirëqenien e diplomatëve dhe familjeve të tyre, duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin gjatë vitit që po mbyllet.
“Ju lutem të më lejoni ta ngre këtë dolli për shëndetin e mirë dhe harmoninë në familjet tuaja, si dhe për t’ju falënderuar secilin prej jush për gjithçka që keni bërë”, u shpreh Kryeministri.

Në postimin shoqërues të videokartolinës, Rama theksoi mesazhin e tij duke shkruar: “Krenar për Shqipërinë”, duke e cilësuar mbrëmjen si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Related

Previous Post

SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte pranë Venezuelës, përshkallëzohet presioni ndaj regjimit të Maduros

Next Post

Turqia rrëzon UAV mbi Ankara, paralajmëron Rusinë dhe Ukrainën

Next Post
Turqia rrëzon UAV mbi Ankara, paralajmëron Rusinë dhe Ukrainën

Turqia rrëzon UAV mbi Ankara, paralajmëron Rusinë dhe Ukrainën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.