Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama riformaton qeverinë pas shkarkimit të Ballukut, disa ministra largohen dhe të rinj emërohen

Qendra Info by Qendra Info
27/02/2026
in Lajme
0
Rama riformaton qeverinë pas shkarkimit të Ballukut, disa ministra largohen dhe të rinj emërohen
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar pas largimit të Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e saj.

Në kuadër të riformatimit të qeverisë, Albana Koçiu është emëruar zëvendëskryeministre, ndërsa drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e merr Enea Karakaçi, ish-drejtor i OSHEE-së.

Ndryshime ka edhe në disa ministri të tjera. Besfort Lamallari është emëruar ministër i Brendshëm, ndërsa Toni Gogu merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Në krye të Ministrisë së Jashtme është vendosur diplomati Ferit Hoxha, ndërsa Ermal Nufi do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.

Po ashtu, Eriona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Nga kabineti qeveritar janë larguar Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, ndërsa këto lëvizje vijnë vetëm pak muaj pas fillimit të mandatit të ri të qeverisë së Ramës.

Related

Previous Post

Mot me diell të premten në Kosovë, por mëngjesi me acar

Next Post

Të premten ndërprerje të rrymës në disa zona të Kosovës – KEDS publikon orarin

Next Post
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO

Të premten ndërprerje të rrymës në disa zona të Kosovës – KEDS publikon orarin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.