Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Rama sulmon influencerët: Punojnë në Instagram dhe nxisin racizëm.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/06/2026
in Category
0
Rama sulmon influencerët: Punojnë në Instagram dhe nxisin racizëm.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar influencerët dhe bloggerëve, të cilët prej ditësh mbështesin protestat masive për largimin e tij nga qeveria.

Në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama tha se janë pikërisht influencerat që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, që vijnë dhe punojnë në Shqipëri.

Sipas kryeministrit Rama, këta persona nuk kanë nevojë për punë, ose punojnë në instagram duke reklamuar jetën e tyre luksoze.

“Nuk ka një vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë me e ulët se në Kroaci, nuk ka!

Cili është problemi? Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe ata që kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë nga Filipinet si skllevër, ata nuk duan të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi dhe Kroaci.

Ose nuk janë në nevojë për një punë, përkundrazi punojnë në Instagram dhe japin intervista sesi jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj.

Çështja është shumë e thjeshtë. Sa me lartë të jetë cilësia e sistemit të turizmit, aq më të larta do jenë pagat, sa më e ulët të jetë cilësia sistemit të turizmit, aq më të ulëta do jenë pagat. Sa më i lartë të jetë konsumi i atyre që vijnë për të shpenzuar në atë sistem aq më të larta do jenë të ardhurat. Zvicra që është një vend turistik gjithashtu është një vend shumë i shtrenjtë, por ka paga shumë të larta. Ka paga shumë të larta sepse ka mundësinë që të jetë e shtrenjtë sepse ka cilësi shumë të lartë”, tha Rama ndër të tjera.

Të fundit
Operacioni “White Star”: Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë, mijëra euro dhe 10 automjete
 14:16 | 09 Qershor 2026
“E merr pusi” Rozeta Hajdarin-vetëm 2.295 vota, mbetet larg Kuvendit
 14:07 | 09 Qershor 2026
Trepça largon përkohësisht nga puna pesë punëtorë, dyshohen se u paguan për vikend pa qenë në…
 13:43 | 09 Qershor 2026
Pas zgjedhjeve të mira, Kosovës i kërkohet kompromis për formim të shpejt të institucioneve
 13:32 | 09 Qershor 2026
‘‘Qytetarët janë të pakënaqur’’, Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, në fund të vitit Kosova sërish në…
 13:27 | 09 Qershor 2026
GUXO drejt zhdukjes edhe në Kuvend, Donika Gërvalla mund të mbetet veç me një deputet të…
 13:17 | 09 Qershor 2026

Të ngjashme

Related

Previous Post

Operacioni “White Star”: Pesë të arrestuar, sekuestrohen armë, drogë, mijëra euro dhe 10 automjete.

Next Post

Petkoviq akuzon Kurtin dhe Rashiqin për marrjen e mandateve të serbëve në Kosovë.

Next Post
Petkoviq akuzon Kurtin dhe Rashiqin për marrjen e mandateve të serbëve në Kosovë.

Petkoviq akuzon Kurtin dhe Rashiqin për marrjen e mandateve të serbëve në Kosovë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.