Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama u kërkon ambasadorëve: Regjistroni shqiptarët e suksesshëm jashtë vendit

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2025
in Lajme
0
Rama u kërkon ambasadorëve: Regjistroni shqiptarët e suksesshëm jashtë vendit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje ambasadorëve shqiptarë në botë që të marrin rol më aktiv në identifikimin dhe regjistrimin e profesionistëve shqiptarë të suksesshëm jashtë vendit.

Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës së Ambasadorëve “DIPLO2025”, kreu i qeverisë theksoi se është e papranueshme që Shqipëria, si një vend i vogël, të mos ketë një databazë të përditësuar me burimet njerëzore të diasporës.

“Jemi një vend i vogël dhe popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi dijeni për shqiptarët tanë jashtë vendit. Ka profesionistë të jashtëzakonshëm që shkëlqejnë në çdo cep të botës, të cilët nuk kanë nevojë materiale nga Shqipëria, por do ta mirëprisnin një ftesë për të kontribuar për vendin e tyre,” – u shpreh Rama.

Ai theksoi se shërbimi diplomatik duhet të garantojë këtë njohje, duke e konsideruar ngritjen e një databaze të profesionistëve shqiptarë si domosdoshmëri për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me diasporën.

Kryeministri u ndal edhe te çështja e pjesëmarrjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë në zgjedhjet e vendit, duke e cilësuar si një mundësi për të forcuar jo vetëm rolin e tyre në vendimmarrje, por edhe përgjegjësinë e shtetit ndaj tyre.

Gjithashtu, Rama nënvizoi rëndësinë e ngritjes së Akademisë Diplomatike sipas modeleve më të mira europiane dhe reformimin normativ të shërbimit të jashtëm, për të garantuar edukim të vazhdueshëm dhe përmirësim sistematik të burimeve njerëzore.

Related

Previous Post

Sot nis Konferenca e Ambasadorëve “Shqipëria 2030” – Fokus në rrugëtimin drejt BE dhe integritetin evropian

Next Post

Arrestohet i mituri i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Next Post
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

Arrestohet i mituri i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.