Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ramadani akuzon: “Gjysmë milioni euro zhvatje, 463 militantë të VV-së marrin paga”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/08/2026
in Category
0
Ramadani akuzon: “Gjysmë milioni euro zhvatje, 463 militantë të VV-së marrin paga”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë një konference për media, ka folur për ‘’shkelje financiare’’ që po ndodh gjatë situatë aktuale politike.

Ramadani, ka folur për afër gjysmë milionë euro që marrin paga persona të ndryshëm të emëruar gjatë qeverisjes së VV’së.

‘’Kjo gjendje jo kushtetuese në të cilën VV’ja e ka fut Kosovën, ka zingjir të shkeljeve, pra edhe ligjore, kushtetuese e financiare. Sot të ngrisim  shqetësimin dhe alarmin për zhvatje buxhetore që po i ndodh Kosovës gjatë kësaj periudhe jo kushtetuese. Dhe jemi duke fol për gjysmë milioni euro zhvatje vetëm për pagat e militantëve të VV’së në zyrat e qeverisë. Është e qartë se janë 463 të emëruar politikë në institucionet qeveritare, pra po flasim për kabinetet, këshilltarë shoferët e të tjerët, të cilët kanë qenë të emëruar ligjërisht para zgjedhjeve të 7 qershorit, por siç është e qartë me kushtetutë dhe ligjin për qeveri, ai i cili certifikohet si deputet dhe jep mandatin dhe betimin si deputet, nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e ministrit. Rrjedhimisht qe atë ditë asnjë i punësuar nga këta ministra uzurpator tashmë, nuk kanë të drejtë të futën në zyrat e qeverisë, shuma e përafërt e pagave të këtyre militantëve të VV’së, është 486 mijë e 150 euro në muaj. 463 të emëruar politikë që kanë qenë legal, e sot janë ilegalë paguhen nga buxheti i Kosovës.  Ne ftojmë prokurorinë e shtetit që menjëherë qysh sot të marr veprimet e nevojshme hetimore, që ti gjej përgjegjësit dhe t’i vendos para drejtësisë këta që po e zhvatin e Kosovës”, ka thënë Ramadani mes tjerash,

Related

Previous Post

Tahiri: Kushtetuta është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës.

Next Post

Rasti i Gllogjanit: Gjykata pranon si provë të re një video të Kreshnik Mehmetajt me armë

Next Post
Rasti i Gllogjanit: Gjykata pranon si provë të re një video të Kreshnik Mehmetajt me armë

Rasti i Gllogjanit: Gjykata pranon si provë të re një video të Kreshnik Mehmetajt me armë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.