Në prag të ditës më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorit, Ramush Haradinaj vizitoi varrin e heroit kombëtar Isa Boletini në Boletin.
“Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria” – kjo ishte thënia që e shoqëroi Boletinin gjatë gjithë jetës, në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve, të cilëve për dekada u ishte mohuar padrejtësisht liria dhe identiteti.
Haradinaj theksoi se Isa Boletini mbetet frymëzim për çdo shqiptar, për të dashur dhe mbrojtur lirinë, për të ruajtur identitetin dhe për t’u përkushtuar ndaj të drejtave kombëtare, ashtu siç e bëri vetë me guxim dhe vendosmëri të pashoq.

