Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Ballina

Raporti i Bankës Botërore për rritjen ekonomike të Kosovës dhe vendeve të rajonit

12/01/2023
in Ballina
Reading Time: 3 mins read
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore në një raport të gjatë për ekonominë globale të publikuar më 10 janar, ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në vitin 2023. Edhe përkundër kësaj, në raport thuhet se kjo mund të ndryshojë në raportin e radhës.

Konkretisht, Kosova parashihet të ketë një rritje ekonomike prej 3.7% në vitin 2023. Pas Kosovës në Ballkanin Perëndimor e dyta është Mali i Zi me 3.4%, e treta Bosnja me 2.5%, e katërta është Maqedonia e Veriut me 2.4%, Serbia me 2.3%, Shqipëria me 2.2% dhe Kroacia me 0.8%.

“Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të ngadalësohet në 2.5 për qind në vitin 2023, pasi reformat e BE-së dhe investimet zbusin efektet negative të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet e flukseve tregtare dhe investimeve, si dhe rrjedhjet nga ngadalësimi në eurozonë” – thuhet në Raport.

Por, në Ballkanin Perëndimor, thotë Banka Botërore, ekziston një pasiguri e madhe politike, me rrezik që të vonohen në zbatimin e reformave dhe marrjes efikase të fondeve përkatëse. Për këtë përmenden shtetet si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe për vitin 2024, Banka Botërore ka parashikuar rritjen ekonomike më të madhen në rajon për Kosovën. Sipas këtij raporti, Kosova parashikohet të ketë rritje 4.2% në 2024, Shqipëria 3.4%, Kroacia dhe Mali i Zi 3.1%, Bosnja dhe Serbia 3.0% dhe Maqedonia e Veriut 2.7%.

Bruto Produkti Vendor i Kosovës vazhdon të jetë më i ulëti në rajon. Sipas këtyre të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2021, Kosova BPV-në për kokë banori e kishte 5 mijë e 269 dollarë; Shqipëria e kishte 6 mijë e 492 dollarë; Mali i Zi 9 mijë e 465 dollarë; Bosnja e Hercegovina 7 mijë e 143 dollarë; Serbia 9 mijë e 230 dollarë dhe Maqedonia e Veriut 6 mijë e 694 dollarë.

Tutje, Banka Botëror në raport ka theksuar se prodhimi në përgjithësi në Evropë mund të tkurret në vitin 2023, nëse kriza energjetike thellohet dhe si pasojë mund të shkaktojë një rënie ekonomike në eurozonë, ose një recesion edhe më të fortë në Rusi.

“Që nga qershori, rreziqet negative lidhur me ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga lufta dhe importet nga Rusia, janë materializuar dhe si pasojë përkeqësoi perspektivën e rritjes, veçanërisht për Rusinë dhe eurozonën” – thuhet në Raport.

Raporti i Bankës Botërore për ‘Perspektivat Ekonomike Globale’ thotë se në përgjithësi rritja globale po ngadalësohet ndjeshëm përballë inflacionit të ngritur, normave më të larta të interesit, uljes së investimeve dhe ndërprerjeve të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia globale të rritet me 1.7% në vitin 2023 dhe 2.7% në 2024.

“Kriza me të cilën përballet zhvillimi po intensifikohet ndërsa perspektiva e rritjes globale përkeqësohet”, citohet të ketë  thënë presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.

“Vendet në zhvillim po përballen me një periudhë shumëvjeçare të rritjes së ngadaltë të nxitur nga ngarkesat e mëdha të borxhit dhe investimet e dobëta, pasi kapitali global absorbohet nga ekonomitë e përparuara të përballura me nivele jashtëzakonisht të larta të borxhit të qeverisë dhe norma interesi në rritje”.

Raporti hedh gjithashtu dritë mbi dilemën e 37 shteteve të vogla, shtete me një popullsi prej 1.5 milion banorë ose më pak.

Këto shtete, bën të ditur Banka Botërore, pësuan një recesion më të mprehtë të COVID-19 dhe një rikthim shumë më të dobët se ekonomitë e tjera, pjesërisht për shkak të ndërprerjeve të zgjatura të turizmit.

Në vitin 2020, prodhimi ekonomik në shtetet e vogla ra me më shumë se 11% apo shtatë herë më shumë se rënia në ekonomitë e tjera në zhvillim.

Raporti i bën thirrje komunitetit global të ndihmojë shtetet e vogla duke ruajtur rrjedhën e ndihmës zyrtare për të mbështetur përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të ndihmuar në rivendosjen e qëndrueshmërisë së borxhit.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Related

Previous Post

Rreth 42 mijë viza ua lëshoi kosovarëve Ambasada e Zvicrës në vitin 2022

Next Post

Kosova pati rritje të inflacionit prej 11.6 për qind, gjatë vitit të kaluar

Next Post
Rënia e ndjeshme e rritjes ekonomike në Kosovë, sfidë për konsumatorët dhe bizneset

Kosova pati rritje të inflacionit prej 11.6 për qind, gjatë vitit të kaluar

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.