Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Raportohet për përplasje Kurti–Osmani gjatë negociatave për presidentin

Qendra Info by Qendra Info
05/03/2026
in Lajme
0
Raportohet për përplasje Kurti–Osmani gjatë negociatave për presidentin
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dyshohet se i ka ofruar presidentes aktuale Vjosa Osmani një post në Qeveri gjatë negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas raportimeve mediatike, Kurti thuhet se i ka propozuar Osmanit që të marrë postin e ministres së Arsimit në qeverinë e tij.

Lajmi u raportua fillimisht nga gazetari Ermal Panduri në RTV Dukagjini, duke u thirrur në burime të afërta me palët.

Sipas këtij raportimi, Kurti i ka thënë Osmanit se nëse ajo “performon mirë” në këtë pozitë, mund të emërohet më pas edhe ministre e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të mos e mbështesë Osmanin për një mandat tjetër në krye të shtetit.

Të mërkurën, partia në pushtet ka bërë të ditur se për postin e presidentit do të propozojë ministrin aktual të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Këto zhvillime po ndodhin në një kohë kur skena politike në Kosovë është përfshirë nga diskutime dhe tensione rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Related

Previous Post

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e denjë e UÇK-së

Next Post

BE paralajmëron: Lufta me Iranin mund të dobësojë mbrojtjen e Ukrainës

Next Post
Sulmi në Ukrainë, Kallas bën thirrje për “presion më të fortë ndërkombëtar” ndaj Rusisë

BE paralajmëron: Lufta me Iranin mund të dobësojë mbrojtjen e Ukrainës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.