Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Reagimi i shpejtë i Policisë shpëton jetën e një 21-vjeçareje në Ferizaj

Qendra Info by Qendra Info
03/09/2025
in Lajme
0
Policia në Mitrovicë e Ferizaj sekuestron armë dhe arreston të dyshuar për incidente të dhunshme
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë 21-vjeçare është shpëtuar nga Policia e Kosovës në momentet e fundit, pasi tentoi të hidhej nga ballkoni i katit të katërt në një kompleks banesor në Ferizaj.

Ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes, rreth orës 04:30, kur qytetarët njoftuan policinë për rastin. Menjëherë, patrullat policore shkuan në vendngjarje dhe pas komunikimit me dëshmitarët, vërejtën të renë në anën e jashtme të ballkonit.

Njëri nga policët, për shkak të rrezikut të lartë, u detyrua të hapte derën e banesës me forcë dhe të ndërhynte me shpejtësi, duke e kapur vajzën dhe, me ndihmën e një kolegu tjetër, e tërhoqi brenda rrethojave të ballkonit.

Në vendngjarje mbërriti edhe ekipi i emergjencës, i cili i dha ndihmën e parë 21-vjeçares që ndodhej në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Ajo u dërgua fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas u transferua për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas incidentit. Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe apeloi tek qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme për të parandaluar tragjeditë.

Related

Previous Post

Routerët WiFi shndërrohen në monitorë shëndetësorë: Shkencëtarët amerikanë prezantojnë “Pulse-Fi”

Next Post

Mos e Braktisni AUKUS-in: Argumentet për Riangazhimin dhe Rivitalizimin e Aleancës

Next Post
Mos e Braktisni AUKUS-in: Argumentet për Riangazhimin dhe Rivitalizimin e Aleancës

Mos e Braktisni AUKUS-in: Argumentet për Riangazhimin dhe Rivitalizimin e Aleancës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.