Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Reagon Krasniqi pas zhvillimeve dramatike në Mitrovicë: Shqetësimet e paraqitura janë serioze

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/11/2025
in Lajme
0
Reagon Krasniqi pas zhvillimeve dramatike në Mitrovicë: Shqetësimet e paraqitura janë serioze
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë, ku Prokuroria ka ndërhyrë për të hetuar dyshimet për manipulim me vota.

Krasniqi ka thënë se PDK tashmë ka ndërmarrë të gjitha hapat për të mbrojtur, siç u shpreh ai, vullnetin e qytetarëve, ndërsa ka paralajmëruar se partia do të dorëzojë edhe ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda afatit ligjor.

“Shqetësimet e paraqitura janë serioze dhe, si të tilla, po i adresojmë në të gjitha instancat dhe adresat përkatëse. Sot PDK do të dorëzojë edhe ankesën e saj zyrtare në PZAP,” shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai theksoi se integriteti i votës duhet të garantohet dhe se procesi duhet të zhvillohet me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin.

“Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar, PDK kërkon që çdo procedurë të trajtohet me transparencë, drejtësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor të mbetet i plotë. Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e vërtetë të votuesve,” deklaroi ai.

Krasniqi njoftoi se në orën 12:00 PDK do të mbajë konferencë për media, ku priten detaje shtesë për zhvillimet në Mitrovicë dhe hapat e mëtejshëm të partisë.

Related

Previous Post

Hill: Thaçi nuk urdhëroi veprimtari të paligjshme, po mbahet gjatë në burg

Next Post

“Brenda 1 ose 2 orë” – Kompania sllovene reagon për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë

Next Post
“Brenda 1 ose 2 orë” – Kompania sllovene reagon për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë

“Brenda 1 ose 2 orë” – Kompania sllovene reagon për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.