Gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, kryeministri në detyrë Albin Kurti është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi një qytetar refuzoi t’ia zgjatë dorën.
Ky gjest, që bëri bujë të menjëhershme, u shpjegua nga vetë protagonist i këtij veprimi, i cili zgjedhi rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tij drejt qeverisjes Kurtit.
Zjarrfikësi i Republikës së Kosovës, hodhi akuza në drejtim të kreut të qeverisë, duke e cilësuar atë si “mashtrues”. Sipas tij, sjellja e Kurtit ndaj zjarrfikësve ka qenë fyese dhe tallëse.
“Mos ma thuani… Mashtruesit, i dule fytyra!!! PS. Un si Zjarrfikës i Republikes se Kosoves, jam ndi teper i bullizuar, nga ana e juaj, ne veqanti ne keto ditë te fundit dhe gjatë gjithë mandatit tuaj, Mashtrues. Na kë përqesh ne menyr absurde me thenjen, ( President nga Shoqata e Zjarrfiksave ) andaj me ketë foto te pershendes! Na ke lenë ne meshiren e Zotit, as uniforma, as mjetë, asgjë nuk ke berë per në)”, shkroi zjarrëfiksi.
