Rezerva shtetërore 15 milionë euro në 2023

Me këtë rast, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,në raportimin e saj në këtë komision ka bërë të ditur se rezerva shtetërore është rritur shumëfish për  vitin 2023 krahasuar me vitet tjera.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të martën ka diskutuar për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit.

Me këtë rast, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,në raportimin e saj në këtë komision ka bërë të ditur se rezerva shtetërore është rritur shumëfish për  vitin 2023 krahasuar me vitet tjera.

Hajdari tha se kjo rezervë shtetërore do të jetë në vlerë 15 milionë euro.

Po ashtu, duke u shprehur e kënaqur me buxhetin e ndarë për ministrinë që ajo drejton, Hajdari ka kërkuar të që të përkrahen shtatë sektorët industrial.

“Jemi të kënaqur me buxhetin. Për 7 sektorët industrial, janë me rëndësi që të përkrahen për vitin e ardhshëm. Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm, ndërsa Kosova duhet të ketë rezerva të naftës sepse ky mund të jetë kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Hajdari në të njëjtën kohë ka thënë se ministria që ajo drejton ka planifikuar që në vitin 2023 të emërojë 7 atashe ekonomik.

“Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm dhe se qëllimi i saj është promovimi dhe nxitja e investimeve në Kosovë”, ka thënë ajo./rtklive/

Next Post