Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rikthehet pas 48 orëve Kuvendi: VV ende pa numra, aktualisht me vetëm 57 vota

Edhe sot do të rikthehet Kuvendi i Kosovës prej orës 10, në një tejzgjatje të tentativa për zgjedhjen e kryetarit. Lëvizja Vetëvendosja e ka dëshmuar plot pesë herë se nuk i ka votat e mjaftueshme për themelimin e institucioneve të reja. Plot pesë herë e hodhi në votim propozimin për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, plot pesë herë dështoi me rezultat të njëjtë, shkruan Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
29/04/2025
in Lajme
0
Rikthehet pas 48 orëve Kuvendi: VV ende pa numra, aktualisht me vetëm 57 vota
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përpos problemeve që i pati në fillim për verifikimin e mandateve, ku as aty nuk arriti të sigurojë një shumicë parlamentare, Vetëvendosja po tregohet e paaftë për të arritur një shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Ndonëse të shtunën e 19 prillit e hodhi dy herë në votim Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, deputetja mori veç 57 vota. I njëjti rezultat u përsërit edhe në tri seanca tjera.

Vetëvendosja e Albin Kurtit, e cila që nga data 9 shkurt e ka pasur të qartë se do t’i ketë rreth 48 deputetë, nuk ka arritur as edhe një marrëveshje me asnjë parti për më shumë se dy muaj.

Për momentin, për propozimin e VV-së po votojnë veç 9 deputetë të pakicave etnike në parlament, prej gjithsej 20 sa janë në tërësi.

As NISMA e Fatmir Limajt nuk duket ta ketë një marrëveshje të qartë me partinë e parë, meqë ka abstenuar në secilin proces të votimit për Albulena Haxhiun.

Megjithatë, edhe pse dështoi plot pesë herë në katër seanca, Albulena Haxhiu nuk duket se do të zmbrapset. Partia e saj po vazhdon ta ketë vetëm atë si kandidate.

Pas dështimit të seancës së kaluar të premten, nga VV thanë se zgjedhjet janë opsion, madje duke shkuar aq larg sa të thonë se e diela mund të jetë afati i fundit. Kështu të paktën u shpreh ish-shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Rezultati i 9 shkurtit po del të jetë mjaft problematik. Kurti jo që nuk i mori 500 mijë vota sa i kërkonte, por mbeti nën 400 mijë. Ai i humbi 10 deputetë në raport me vitin 2021 dhe kjo po i ka pasojat e veta. Partia Vetëvendosje nuk i ka numrat dhe Kosova është futur në krizë politike, pa institucione të themeluara./gazetametro.net

Related

Previous Post

Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan

Next Post

Cirkuz: Mungon ‘professeur’ Kraki në seancë sot, VV bie për 3 vota

Next Post
Cirkuz: Mungon ‘professeur’ Kraki në seancë sot, VV bie për 3 vota

Cirkuz: Mungon ‘professeur’ Kraki në seancë sot, VV bie për 3 vota

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.