Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të posaçëm.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 1240 vendvotime nga gjithsej 2557 që janë përfshirë në këtë proces.
Nga rezultatet e deritanishme të 1142 vendvotimeve të përfunduara, në krye renditet Lëvizja Vetëvendosje me 46.59% të votave. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 22.77%.
Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.20%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 4.14% të votave.
Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përfundimin e plotë të të gjitha vendvotimeve të përcaktuara me vendim të KQZ-së.

