Rinumërimi i votave për Zgjedhjet e Parakohshme 2025 po i vë vulën një prej skandaleve më serioze zgjedhore të pasluftës. Me 98.41% të vendvotimeve të procesuara (556 nga 565), të dhënat finale flasin qartë: formularët zgjedhorë kanë prodhuar devijime të mëdha – nga mijëra vota fiktive te qindra vota të vjedhura në tavolinë.
Analiza e detajuar për tri partitë kryesore – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) – nxjerr dy realitete paralele: “fitues” të fryrë artificialisht dhe kandidatë të dëmtuar rëndë që u rikuperuan vetëm pas hapjes së kutive.
Kandidatët me rënien më drastike
Kampionët e votave fiktive. Rinumërimi u hoqi mijëra vota të shënuara gabimisht ose qëllimisht.
-
Fetah Paçarizi (PDK) – -5,898
-
Nait Hasani (PDK) – -3,348
-
Kujtim Gashi (PDK) – -2,337
-
Luljeta Veselaj (PDK) – -2,038
-
Arianit Çollaku (PDK) – -1,688
-
Xhavit Uka (LDK) – -1,596
-
Fadil Demaku (PDK) – -1,091
-
Driton Selmanaj (LDK) – -1,048
-
Enver Hoxhaj (PDK) – -1,010
-
Arbër Rexhaj (VV) – -624
Të tjerë me humbje të mëdha: Anton Quni (LDK, -537), Rea Krasniqi (VV, -540), Dafina Alishani (VV, -467).
Kandidatët që rikuperuan më së shumti
Drejtësia u shërbye në kuti. Kandidatë të dëmtuar nga numërimi fillestar që rikuperuan qindra vota.
-
Uran Ismaili (PDK) – +726
-
Arian Tahiri (PDK) – +617
-
Vlora Çitaku (PDK) – +469
-
Jona Hoxhaj (PDK) – +447
-
Përparim Gruda (PDK) – +411
-
Abelard Tahiri (PDK) – +358
-
Eman Rrahmani (PDK) – +335
-
Sala Jashari (PDK) – +319
-
Paris Guri (LDK) – +217
-
Hajrulla Çeko (VV) – +167
Të tjerë me rritje: Gëzim Hazrolli (LDK, +130), Festim Kabashi (LDK, +121), Alban Bajrami (VV, +98).
ANALIZË: Çfarë ndodhi brenda partive?
PDK – Diferenca ekstreme – nga -6,000 në +700 vota brenda së njëjtës listë – tregon për një proces fillestar thellësisht të pasaktë. PDK del njëkohësisht si subjekti me manipulimet më të mëdha negative dhe me viktimat më të mëdha pozitive.
LDK –Rinumërimi ndëshkoi figurat e vjetra (Uka, Selmanaj, Quni), ndërsa emra të rinj si Paris Guri dolën të përforcuar nga hapja e kutive.
VV – Ministrat (Çeko, Murati, Sveçla) rikuperuan vota të humbura fillimisht, ndërsa deputetë me prani të lartë mediatike rezultuan me qindra vota më pak se sa pretendohej.
Me vetëm 9 vendvotime të mbetura për procesim, panorama është pothuajse përfundimtare. Tani topi është në fushën e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organeve të drejtësisë: a do të ketë përgjegjësi për manipulimin e votës?

