Në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar edhe sot procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, për të cilat është marrë vendim zyrtar nga KQZ-ja.
Sipas të dhënave të publikuara, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 e deri më 26 janar, janë rinumëruar 1.729 nga 2.557 vendvotime, që përbën 67.62 për qind të totalit.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 47.04% të votave. Pas saj renditet PDK me 22.70%, LDK me 11.42%, ndërsa AAK ka marrë 5.94%.
Nga KQZ-ja është bërë e ditur se procesi i rinumërimit po zhvillohet sipas planit dhe se rezultatet përditësohen pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi.

