Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Roth pranon gabimin për Kosovën: Dialogu me Serbinë u kthye në pengesë për përparimin.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
15/06/2026
in Category
0
Roth pranon gabimin për Kosovën: Dialogu me Serbinë u kthye në pengesë për përparimin.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka pranuar se ka gabuar në qasjen e tij ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke thënë se për vite me radhë kishte besuar se përparimi në dialogun me Serbinë ishte kushti kryesor për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Roth ka thënë se me kalimin e kohës e ka kuptuar se kjo qasje nuk ishte e drejtë, pasi dialogu nuk ishte i balancuar mes dy palëve.

“Mendoja për një kohë shumë të gjatë se vetëm përparimi i konsiderueshëm në dialogun e normalizimit e afron Kosovën me BE-në. Dhe ky ishte një gabim”, deklaroi Roth.

Sipas tij, përparimi në dialog ishte shumë më i rëndësishëm për Kosovën sesa për Serbinë, gjë që i krijoi Beogradit mundësinë ta përdorte procesin si mjet bllokimi ndaj Prishtinës.

“Në fund, dialogu i normalizimit nuk ishte kurrë një gjë e ekuilibruar mirë. Për Beogradin përparimi në dialog nuk ishte aq i rëndësishëm sa ishte për Kosovën. Kështu ishte shumë e thjeshtë për Beogradin dhe për Aleksandar Vuçiqin ta bllokonin Kosovën”, ka thënë ai.

Roth kritikoi gjithashtu qasjen e Bashkimit Evropian ndaj liderëve autoritarë në rajon, duke thënë se Evropa nuk u ka dërguar gjithmonë mesazhe të qarta për orientimin e tyre gjeopolitik.

Ai theksoi se BE-ja ka bërë gabime duke toleruar politikanë që, sipas tij, përfitonin nga fondet dhe mbështetja evropiane, ndërsa në të njëjtën kohë forconin lidhjet me Rusinë.

Sipas Rothit, përvoja me liderë si Vuçiqi dhe ish-kryeministri hungarez Viktor Orban tregon se demokracitë evropiane shpesh kanë nënvlerësuar aftësinë e udhëheqësve autoritarë për të shfrytëzuar dobësitë e politikave perëndimore. /

Related

Previous Post

Botërori 2026: Dramë në Teksas, Japonia ndal Holandën në barazim 2-2! Suedia shkatërron Tunizinë 5-1 dhe merr kreun e Grupit F

Next Post

“Nis numërimi i 80 kutive me vota të ardhura përmes postës”.

Next Post
“Nis numërimi i 80 kutive me vota të ardhura përmes postës”.

“Nis numërimi i 80 kutive me vota të ardhura përmes postës”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.