Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës pas rezultatit të deritanishëm të votave.
Sipas numërimeve aktuale, Hajdari ka siguruar vetëm 2 mijë e 295 vota, duke u renditur e 80-ta në listë, rezultat që e lë larg ulëseve të Kuvendit.

Hajdari ishte një nga figurat më të përfolura të qeverisë së kaluar, sidomos pas skandalit të rezervave shtetërore, rast për të cilin ajo është përballur edhe me akuza nga Prokuroria Speciale.
Afera e rezervave shtetërore kishte nxitur reagime të shumta politike dhe publike, ndërsa opozita kishte kërkuar vazhdimisht përgjegjësi për mënyrën e menaxhimit të kontratave dhe fondeve publike.

