Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Rrahman Rama njofton finalizimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/04/2026
in Category
0
“Rrahman Rama njofton finalizimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrahman Rama i Partisë Demokratike të Kosovës njoftoi se kanë kompletuar dhe përgatitur Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

41 deputetë të opozitës janë nënshkrues të kësaj nisme ligjore.

Por, megjithatë, siç njofoti deputeti, paqartësia institucionale ka bërë që ende ky projektligj të mos dorëzohet edhe zyrtarisht në Kuvend.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Unë, së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Projektligji është përgatitur dhe kompletuar me të gjithë dokumentacionin përkatës.

Megjithatë, deri më tani nuk kemi proceduar me dorëzimin zyrtar të kërkesës, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për të vepruar në përputhje me situatën institucionale.

Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit.

Shpreh mirënjohjen time për të gjithë deputetët që kanë mbështetur këtë nismë të rëndësishme legjislative.

 

Related

Previous Post

“Kurti në heshtje: A do ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente?”

Next Post

“EMOCIONUESE: Kuvendi mban një minutë heshtje për Rexhep Qosja”.

Next Post
“EMOCIONUESE: Kuvendi mban një minutë heshtje për Rexhep Qosja”.

“EMOCIONUESE: Kuvendi mban një minutë heshtje për Rexhep Qosja”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.