Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rrahmani: Qeveria Kurti po sjell ligjin për ndërrimin e gjinisë në Kuvend

Qendra Info by Qendra Info
10/03/2026
in Lajme
0
Rrahmani: Qeveria Kurti po sjell ligjin për ndërrimin e gjinisë në Kuvend
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Eman Rrahmani ka akuzuar Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se po planifikojnë të dërgojnë në Kuvend ligjin që lejon ndërrimin e gjinisë.

Sipas Rrahmanit, në agjendën legjislative të qeverisë për vitin 2026 është paraparë që ky ligj të procedohet për votim më 30 qershor 2026.

Ai pretendon se gjatë fushatës zgjedhore disa kandidatë për deputet nga lista e Vetëvendosjes kishin deklaruar se qeveria nuk do të sillte në Kuvend ligje që lidhen me ndërrimin e gjinisë apo me martesat mes personave të së njëjtës gjini.

Rrahmani theksoi se tani deputetët e kësaj partie e kanë para vetes agjendën legjislative dhe, sipas tij, duhet të sqarojnë nëse janë mashtruar nga kryeministri apo nëse vetë kanë mashtruar votuesit gjatë fushatës.

Në reagimin e tij ai kritikoi edhe disa figura publike, intelektualë dhe përfaqësues fetarë që, sipas tij, kanë shprehur mbështetje për Kurtin gjatë zgjedhjeve.

Sipas Rrahmanit, qytetarët duhet të informohen qartë për përmbajtjen e ligjeve që pritet të procedohen në Kuvend dhe për qëndrimet e partive politike lidhur me to.

Related

Previous Post

Selin e thotë haptazi: Miri nuk më ka ngacmuar ndonjëherë

Next Post

OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin

Next Post
OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin

OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.