Raportet për dronë që fluturojnë mbi hapësirën ajrore evropiane janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit. Të paktën 10 vende, përfshirë Lituaninë, Poloninë, Danimarkën, Norvegjinë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Francën, kanë regjistruar incidente misterioze.
Lituania: Më 28 korrik, një dron i armatosur me eksplozivë u gjet në një zonë stërvitjeje ushtarake, pas kalimit të tij të paqëllimshëm nga Rusia. Lituania kërkoi ndihmë nga NATO për të forcuar mbrojtjen ajrore.
Polonia: Më 9 shtator, të paktën 19 dronë rusë fluturuan mbi hapësirën ajrore të vendit, në një “akt agresioni” sipas autoriteteve. Disa dronë u rrëzuan, ndërsa autoritetet arrestuan dy të dyshuar të lidhur me fluturimet mbi ndërtesa qeveritare.
Rumania: Një dron rus u shkel hapësirën ajrore më 8 shtator, duke detyruar përdorimin e avionëve F-16. Më 13 shtator, një dron tjetër u zbulua afër kufirit me Ukrainën, i identifikuar si Geran (Shahed 136).
Danimarka dhe Norvegjia: Dronë u panë mbi disa aeroporte daneze dhe rreth aeroportit të Oslos, duke shkaktuar mbyllje dhe devijime fluturimesh. Autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme mes incidenteve.
Francë: Më 22 shtator, dronë të paidentifikuar fluturuan mbi bazën ushtarake Mourmelon-le-Grand, duke shtuar masat e sigurisë dhe duke hapur hetime për origjinën e tyre.
Gjermania: Më 26 shtator, dronë u vunë re në Schleswig-Holstein. Autoritetet gjermane dhe daneze po punojnë për hetimin e incidenteve, ndërsa teknologji kundër dronëve (C-sUAS) janë vendosur për mbrojtje.
Në përgjithësi, këto incidente tregojnë rritjen e tensioneve në Evropë dhe nevojën për masa të forta mbrojtjeje ajrore ndaj ndërhyrjeve të mundshme nga Rusia.