Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Rritet numri i rasteve të infeksioneve të transmetuara nga mushkonjat në Evropë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/08/2025
in Shëndeti
0
Rritet numri i rasteve të infeksioneve të transmetuara nga mushkonjat në Evropë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë kësaj vere, qindra raste të infeksioneve të shkaktuara nga mushkonjat janë regjistruar në Evropë.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri tani janë raportuar rreth 470 raste të viruseve West Nile, chikungunya dhe dengue në vende të Bashkimit Evropian dhe disa shtete të tjera në rajon.

Rritja e udhëtimeve ndërkombëtare dhe temperaturat më të larta verore, si pasojë e ndryshimeve klimatike, po e bëjnë më të zakonshme përhapjen e këtyre sëmundjeve virale, shkruan Euronews.

Virusi West Nile

Tetë vende evropiane kanë raportuar infeksione me virusin West Nile këtë vit: Itali (274), Greqi (35), Serbi (9), Rumani (6), Francë (4), Hungari (2), Spanjë (1) dhe Bullgari (1). Shumica e rasteve janë tek burra mbi 65 vjeç dhe shumica janë shtruar në spital. Të paktën 10 persona në Itali kanë humbur jetën nga ky virus në vitin 2025. Rreth 1 në 150 të infektuar mund të zhvillojë sëmundje të rënda si encefaliti ose meningjiti, të cilat mund të jenë vdekjeprurëse.

Chikungunya

Francë ka raportuar 111 raste të chikungunyas këtë verë, ndërsa Italia ka regjistruar 7 raste. Ky virus nuk është endemik në pjesën kontinentale të BE-së, por temperaturat e larta gjatë verës e lehtësojnë përhapjen nga mushkonjat. Simptomat përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje muskujsh dhe nyjeve, të cilat mund të jenë të gjata dhe penguese.

Dengue

Franca ka regjistruar 11 raste, Italia 4 dhe Portugalia 2 raste. ECDC njofton se disa lloje mushkonjash që përhapin dengue janë tashmë të vendosura në pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa të tjera janë të zakonshme në Madeira, Qipro dhe rreth Detit të Zi. Shumica e infeksioneve janë të lehta, por në raste ekstreme, dengue mund të jetë vdekjeprurëse. Nuk ekziston një medikament specifik për trajtimin e dengue dhe mënyra më e mirë për parandalim mbetet shmangia e pickimeve nga mushkonjat.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa parandaluese për të mbrojtur veten gjatë sezonit të mushkonjave.

Related

Previous Post

Trump thotë Britania, Franca e Gjermania duan të dërgojnë trupa në terren për të siguruar paqen

Next Post

Tregu i hapur energjetik, paralajmërohet shtrenjtimi i vajit

Next Post
Tregu i hapur energjetik, paralajmërohet shtrenjtimi i vajit

Tregu i hapur energjetik, paralajmërohet shtrenjtimi i vajit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.