Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rritet vala e të nxehtit ekstrem në rajon: Temperaturat në Kosovë mund të shkojnë deri në 43°C të shtunën

Qendra Info by Qendra Info
26/07/2025
in Lajme
0
Moti sot, me diell dhe vranësira
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova do të përballet me ditën më të nxehtë të kësaj jave, me temperatura që pritet të arrijnë kulmin këtë të shtunë. Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, moti do të jetë me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat maksimale do të prekin shifrën e 40°C në shumë rajone.

Disa modele klimatike që parashikojnë skenarë më ekstremë, sugjerojnë se në disa zona të vendit, nën hije, termometri mund të ngjitet deri në 43°C – një nivel ky që përbën kërcënim serioz për shëndetin publik dhe infrastrukturën.

Gjatë pasdites, në disa vise kodrinore-malore parashikohen zhvillime të vranësirave që mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.

I njëjti skenar do të shtrihet edhe në rajon. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe valë intensive të të nxehtit. Temperaturat pritet të arrijnë ose edhe të tejkalojnë shifrën 40°C në zonat më të nxehta të rajonit. Edhe këtu, pasditja mund të sjellë rrebeshe të rralla lokale në zonat malore.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta, për të shmangur problemet shëndetësore që lidhen me të nxehtit ekstrem.

Related

Previous Post

Deputetja Matoshi: Jam goditur me flakareshë në shesh nga një burrë i panjohur

Next Post

Ora vendimtare për Kuvendin: Deputetët në përballje me afatin kushtetues

Next Post
Ora vendimtare për Kuvendin: Deputetët në përballje me afatin kushtetues

Ora vendimtare për Kuvendin: Deputetët në përballje me afatin kushtetues

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.