Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rritja e çmimit të naftës, Ministria e Tregtisë merr një vendim për caktimin e çmimeve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/03/2026
in Lajme
0
Rritja e çmimit të naftës, Ministria e Tregtisë merr një vendim për caktimin e çmimeve
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se sot ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

“Ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”, tha ajo.

Kusari-Lila shtpi se vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.

Marzha tregtare maksimale e lejuar:

▪️ Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër

▪️ Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër

Ajo tha se inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4, paragrafi 1.1 dhe 1.2, të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse. Duke u bazuar në analizën e situatës në treg dhe në kompetencat ligjore të Ministrisë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”.

Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.Ky vendim synon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës”.

Related

Previous Post

Personi që kishte tentuar të vrasë Trumpin u vra në sulmet në Iran, thotë shefi i Pentagonit

Next Post

Lushtaku: S’e votojmë asnjë kandidat të propozuar nga VV-ja

Next Post
Lushtaku: S’e votojmë asnjë kandidat të propozuar nga VV-ja

Lushtaku: S’e votojmë asnjë kandidat të propozuar nga VV-ja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.