Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

“​Rritja ekonomike është ngadalësuar”, Murati: Po hyjmë në dimër pa e pasur të qartë mungesën e energjisë

04/11/2022
in Ballina
Reading Time: 3 mins read
“​Rritja ekonomike është ngadalësuar”, Murati: Po hyjmë në dimër pa e pasur të qartë mungesën e energjisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën, theksoi Gabriel Di Bella me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike në përgjithësi për vitin 2022 pritet të jetë 2-3 për qind. Megjithatë, ai theksoi se edhe viti 2023 ka rreziqet e saj, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm.

Në konferencën e përbashkët me udhëheqësin e Misionit të FMN-së, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Kosova po hynë në një dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike. Ministri Murati është deklaruar edhe për çështjen e Trustit.

Di Bella pranoi se bankat komerciale në Kosovë kanë rritur normat e interesit për kredi.

“Inflacioni ka shkaktuar vështirësi për ekonomitë familjare dhe për bizneset. Njëjtë ashtu ka shkaktuar vështirësi edhe për qeverinë, sepse janë rritur kostot për investime dhe ky është fakt që ka kontribuar gjithashtu në një ngadalësim të aktivitetit ekonomik gjatë këtij viti. Në anën tjetër sektori financiar ka mbetur mirë i kapitalizuar në anën tjetër rritja për normat e politikave në eurozonë dhe shtrëngimi i kushteve ka filluar të ndjehet edhe në sektorin bankar në Kosovë, ku normat e kredi-dhënies kanë pësuar ndryshim dhe rritje… Për këtë vit parashikimi është 2-3 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm 3-4 për qind”, theksoi Di Bella.

Gabriel Di Bella dhe Hekuran Murati në konferencë për media

Edhe ministri Murati ka pranuar se këtë viti ka pasur një ngadalësim të rritjes ekonomike, i cili paralajmërojë se në dimrin që po vjen sfidë do të jetë sigurimi i energjisë elektrike, duke pasur parasysh krizën energjetike në Kosovë dhe Evropë.

“Megjithëse nuk kemi program me FMN-në aktualisht, Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon ta mbështesë shtetin e Kosovës në fushën e taksave dhe në fushën e politikave fiskale… Gjatë dy viteve të fundit ka pasur shumë sfida, duke filluar me pandeminë, krizën energjetike dhe lufta në Ukrainë që shkaktoi rritje të madhe të çmimeve dhe tani kemi edhe një problem që prapë po hyjmë në një dimër, duke mos pasur shumë qartësi sa i përket situatës energjetike në Evropë… Kemi pasur një ngadalësim të rritjes ekonomike këtë vit kjo për shkak të çmimeve ushqimore, të energjisë dhe të derivateve të naftës. Dhe me shpresën që do të kemi një stabilizim në këtë aspekt dhe një rënie graduale të këtyre çmimeve. Konsiderojmë se trendi rritës ekonomik do të vazhdojë, shpresojmë se do të jetë më i lartë se niveli i këtij viti. Ne kemi projektuar që të jetë rreth 5.5 për qind… Jemi munduar që të kemi adresim të prioriteteve si Qeveri, si në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, pra duke shtuar buxhet”, theksoi Murati.

Sa i përket skandalit në Qendrën e të Moshuarve në Pejë, ministri Murati nuk ka treguar për ankesat që mund kenë ardhur dhe kontrollet në rastin e qendrës “Orenda”.

Murati tha shkurt se sikur institucionet tjera përkatëse dhe MFPT është duke u marrë me këtë rast.

“Të gjitha organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse janë duke u marrë me rastin, përfshirë edhe ministrinë tonë, nga departamenti për politika sociale. Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim që do të ketë në këtë fushë, marrë parasysh që kjo konferencë ka të bëjë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Pra, nuk do të lëshohesha në detaje të tjera”, theksoi ai.

Lidhur me iniciativën tjetër qytetare për tërheqjen e mjeteve të Trustit, ministri Murati sërish është shprehur kundër.

“Qëndrimi ynë është parimor, që mjetet e Trustit Pensional kanë dedikim të veçantë dhe janë të parapara për moshën e pensionimit. Për mbështetje tjetër për qytetarët, prandaj është qeveria. Prandaj, kemi bërë dy pako deri më tani, një në prill dhe një shtator që t’u dalim në mbështetje qytetarëve duke filluar prej atyre që kanë më së shumti nevojë dhe kështu nuk ka mbetur asnjë familje pa përkrahje të shtetit. Pra, edhe një herë, qëndrimi i ynë parimor vazhdon të jetë i njëjtë dhe besoj që edhe në Kuvendin e Kosovës do të jetë rezultat i njëjtë sa i përket kësaj çështje”, theksoi Murati.

Edhe FMN- është shprehur kundër tërheqjeve të mjeteve të Trustit./Telegrafi/

Related

Previous Post

Shqiptarët rrëfehen për mediat britanike: Nuk jemi kriminelë, bëjmë punë të ndershme

Next Post

Vinales will be as tough for Rossi as Lorenzo – Suzuki MotoGP boss

Next Post

Vinales will be as tough for Rossi as Lorenzo - Suzuki MotoGP boss

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

21/08/2025
Ismet Kryeziu thirrje VV-së: “Mos pengoni konstituimin e institucioneve, dialogu është detyrim demokratik”

Ismet Kryeziu thirrje VV-së: “Mos pengoni konstituimin e institucioneve, dialogu është detyrim demokratik”

21/08/2025
“Skandal në MMPHI: Ristrukturim i Paligjshëm, Vendimet e Zyrtarëve Pa Kompetencë Anulohet nga KPMSHCK”

“Skandal në MMPHI: Ristrukturim i Paligjshëm, Vendimet e Zyrtarëve Pa Kompetencë Anulohet nga KPMSHCK”

21/08/2025
Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc, Klinë

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc, Klinë

21/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

21/08/2025
Ismet Kryeziu thirrje VV-së: “Mos pengoni konstituimin e institucioneve, dialogu është detyrim demokratik”

Ismet Kryeziu thirrje VV-së: “Mos pengoni konstituimin e institucioneve, dialogu është detyrim demokratik”

21/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info