Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Ballina

Shqiptarët rrëfehen për mediat britanike: Nuk jemi kriminelë, bëjmë punë të ndershme

04/11/2022
in Ballina
Reading Time: 3 mins read
Shqiptarët rrëfehen për mediat britanike: Nuk jemi kriminelë, bëjmë punë të ndershme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzojnë qeverinë se po përdoren si justifikim për të mbuluar problemet me politikën e tyre të emigracionit në Britani dhe kritikuan Ministrinë e Brendshme se ata po ndikonin në sigurinë e vendit.

Ata janë shprehur se janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar aty dhe për të paguar taksa, ndërsa këmbëngulin se nuk janë “gangsterë apo hajdutë”.

Këtë herë është Daily Mail që u ka kushtuar një vëmendje të madhe shqiptarëve që punojnë në Angli. Jashtë një lokali në veri të Londrës, shqiptarët e intervistuar janë shprehur se janë viktima të racizmit të hapur dhe ishin vënë në shënjestër me qëllim nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga menaxhimi i dobët i situatës në kanalin e La Manshit.

“Shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Çfarë nuk shkon këtu? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë. Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë luftë atje, por nuk është një vend i sigurt”, është shprehur për Daily Mail Ervis Abdullaj, 39 vjeç, pronar i një lokali në Londër.

Ai shkoi në Britani në vitin 2014 në mënyrë të ligjshme.

“Unë nuk erdha me varkë dhe bëj një jetë të rregullt në Britani. Nëse njerëzit rrezikojnë dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për të ardhur këtu, atëherë duhet të ketë një arsye të fortë”, shprehet ai.

“Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britani dua të kem një jetë të rregullt. Qeveria britanike po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj.”

Grupet shqiptare në Britaninë e Madhe janë akuzuar për trafikim të njerëzve dhe kontrollin e pjesëve të mëdha të tregut të kokainë dhe kanabisit në ishull.

“A jemi ne i vetmi komunitet në Britani që përfshihemi në kriminalitet dhe trafikim të drogës? Unë nuk mendoj kështu. Unë kam 25 vite këtu dhe nuk po e kuptoj pse tani po fajësojnë shqiptarët për gjithçka. Ne jemi një komunitet i vogël, por po akuzohemi dhe po fajësohemi për të gjitha probleme

Shumica e emigrantëve shqiptarë në lokal kishin më shumë se 5 vite që kishin shkuar në Angli, ndërsa vetëm pak prej tyre kishin arritur aty në mënyrë ilegale.

Një ndër shqiptarët që kishte mbërritur në Britani me varkë ishte 24-vjeçari i quajtur Esad.

“Unë erdha vitin e kaluar me varkë. Pagova një grup në Shqipëri dhe ata më sollën këtu. Këtu duan të vijnë shumë njerëz, pasi në Shqipëri nuk është e lehtë. Atje është e vështirë të gjesh një punë dhe nëse e ke një të tillë, je me fat nëse fiton 200 paund në muaj”, tregon ai.

“Tani po pres të shqyrtohet kërkesa për azil. Jeta këtu në Londër nuk është e lehtë, por është më mirë se në Shqipëri”, është shprehur Esad.

Një tjetër shqiptar, i cili nuk ka pranuar të identifikohej ka treguar se ka paguar rreth 5 mijë paund.

“Janë shumë para në Shqipëri. Në Francë ka shqiptarë që kujdesen të sjellin këtu. Është e rrezikshme, por ia vlen të rrezikosh”, shton ai.

Edi Terziu, 37-vjeçari nga Elbasani është shprehur: “Kam 15 vjet këtu dhe tashmë është shtëpia ime. Unë kam një grua dhe dy fëmijë, djali im i vogël ka lindur këtu. Nuk ka punë në Shqipëri. Kështu që erdha në Londër. Në fillim ishte e vështirë pasi nuk dija gjuhën, por kam punuar shumë dhe tani është shtëpia ime. Ne nuk jemi kriminelë, nuk jemi gangsterë. Ne punojmë për paratë tona.”

“Gjatë muajve të fundit ka pasur një rritje të shqiptarëve që kanë ardhur në Angli, por kjo ka ndodhur edhe me komunitete të tjera”, shprehet një tjetër shqiptar Ermond Dena, 50 vjeç, i cili punon në ndërtim dhe jeton prej 10 vitesh në Angli./Telegrafi/

Related

Previous Post

Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

Next Post

“​Rritja ekonomike është ngadalësuar”, Murati: Po hyjmë në dimër pa e pasur të qartë mungesën e energjisë

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.