Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rrjeti rus i destabilizimit: Trajnime në Serbi, incidente në BE dhe tentativa për trazira në Moldavi

Qendra Info by Qendra Info
03/10/2025
in Lajme
0
Rrjeti rus i destabilizimit: Trajnime në Serbi, incidente në BE dhe tentativa për trazira në Moldavi
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pamje të publikuara nga Policia e Moldavisë tregojnë grupe qytetarësh moldavë duke u trajnuar në Serbi për menaxhimin e protestave, të cilat dyshohet se janë organizuar nga shërbimet sekrete ruse.

Dyshimet për përfshirjen e Rusisë në destabilizimin e vendeve të Evropës janë shtuar pas një sërë hetimesh dhe arrestimesh të fundit.

Arrestimet në Serbi dhe akuzat për spiunazh

Më 29 shtator, Prokuroria e Lartë në Smederevë arrestoi 11 shtetas serbë, të dyshuar për spiunazh, diskriminim fetar dhe kombëtar. Hetimet lidhen me incidente të ndodhura gjatë vitit 2025 në Paris dhe Berlin, përfshirë sulme ndaj objekteve fetare hebraike e myslimane dhe mesazhe diskriminuese në hapësira publike.
Policia serbe konfirmoi se të dyshuarit kanë vepruar nën udhëzimet e një shërbimi të huaj inteligjence, pa e përmendur drejtpërdrejt Rusinë.

Destabilizimi i Moldavisë

Më 26 shtator, policia moldaviane publikoi një video ku pretendohet se tregohen “kampe ushtarake në Serbi të organizuara nga shërbimi sekret rus”.
Më shumë se 70 persona u ndaluan në Moldavi nën akuzën për përgatitje trazirash para zgjedhjeve parlamentare. Shumica e tyre dyshohet se ishin trajnuar në Serbi dhe Rumani.
Sipas autoriteteve moldaviane, objektivi ishte destabilizimi i vendit përmes trazirave masive, ndërsa Rusia akuzohet për “luftë hibride” që përfshin dezinformim dhe financim të paligjshëm të partive proruse.

Reagimet e BE-së dhe SHBA-së

Një raport i vitit 2023 i Parlamentit Evropian paralajmëroi se Rusia po përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar rajonin dhe për të ndërhyrë në punët e shteteve fqinje. Edhe Departamenti amerikan i Shtetit, më 2019, e përshkroi Serbinë si “mjedisin më të ndjeshëm ndaj ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor”.

Modele të përsëritura edhe në rajon

Ekspertët e sigurisë theksojnë se Serbia është shndërruar në një trampolinë për ndikimin rus. Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në Mal të Zi, ku në vitin 2016 u hetua një plan për përmbysjen e Qeverisë dhe pengimin e anëtarësimit të vendit në NATO, si dhe në aferën e vitit 2019 kur një oficer i inteligjencës ruse u filmua duke i dhënë para një ish-oficeri serb.

Serbia mes Lindjes dhe Perëndimit

Pavarësisht se është vend kandidat për anëtarësim në BE, Serbia vijon të mbetet një nga partnerët e afërt të Rusisë në Evropë, sidomos pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.
Presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia “nuk duhet të shndërrohet në terren stërvitor për shërbimet e huaja”, por ekspertët paralajmërojnë për një “pajtim të heshtur” të shërbimeve serbe me operacionet ruse.

Burimi: Radio Evropa e Lirë

Related

Previous Post

3 Tetori – Pesë fakte mbi Ditën e Bashkimit të Gjermanisë

Next Post

Adriatik Kelmendi në Facebook: Të hënën debati i parë për Prishtinën në “Rubikon”

Next Post
Adriatik Kelmendi në Facebook: Të hënën debati i parë për Prishtinën në “Rubikon”

Adriatik Kelmendi në Facebook: Të hënën debati i parë për Prishtinën në “Rubikon”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.