Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rubio skeptik për marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë: “Zgjidhja kalon përmes Trump dhe Putinit”

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2025
in Lajme
0
“Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shprehur skepticizëm të thellë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Turqi.

Rubio, i cili po udhëton nga Antalia drejt Stambollit për takime me zyrtarë të lartë turq dhe ukrainas, u shpreh pas një mbledhjeje të ministrave të jashtëm të NATO-s se nuk ka pritshmëri të larta për përparim diplomatik në këto negociata.

“Dua të jem i sinqertë, nuk kemi pritshmëri të larta për atë që do të ndodhë nesër. Dhe sinqerisht, në këtë pikë është shumë e qartë se e vetmja mënyrë për përparim është midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin,” – deklaroi Rubio.

Ai theksoi se nuk pret rezultate konkrete nga takimet aktuale dhe nënvizoi nevojën për një dialog të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë mes palëve, një qasje që sipas tij, Presidenti Trump është i gatshëm ta ndërmarrë.

“Nuk besoj se ndonjë gjë produktive do të ndodhë nga kjo pikë e tutje. Ukraina dhe Rusia duhet të angazhohen në një bisedë të sinqertë, të cilën Trump është i gatshëm ta bëjë,” – shtoi Rubio.

Deklaratat e Rubio-s vijnë në një moment të ndjeshëm diplomatik, teksa përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas përballen me pengesa serioze dhe mungesë konsensusi mes aktorëve globalë.

Related

Previous Post

26 vite pa Ukshin Hotin: Misteri që mbetet i pazgjidhur

Next Post

YouTube prezanton reklama të reja me ndihmën e inteligjencës artificiale

Next Post
YouTube prezanton reklama të reja me ndihmën e inteligjencës artificiale

YouTube prezanton reklama të reja me ndihmën e inteligjencës artificiale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.