Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Sala Jashari prek me fjalë për Sahit Jasharin: “Je pjesë e historisë së Kosovës”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/06/2026
in Category
0
Sala Jashari prek me fjalë për Sahit Jasharin: “Je pjesë e historisë së Kosovës”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar pas vdekjes së mixhës së saj, ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke thënë se e ka të vështirë të gjejë fjalët në një moment të tillë.

“Mixhë,Vështirë të flas.Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat.Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun. Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës. Sot, më lejo të të nderoj, të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave. Ti, qëndistar i lirisë. I paharrueshëm është kujtimi për ty”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, Sala Jashari e ka cilësuar Sahit Jasharin si “qëndistar të lirisë”, duke shkruar se kujtimi për të do të mbetet i paharrueshëm dhe frymëzim për brezat që vijnë.

“Do të mbetesh motiv për ne dhe, për shumëkënd, arsyeja që na mban të vazhdojmë ta duam vendin tonë.

Lavdi jetës dhe veprës sate! Faleminderit për gjithçka mixhë!”, shkroi ajo.

Related

Previous Post

Dita e pestë e numërimit: Ende pa u mbyllur 149 vendvotime në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Next Post

KQZ publikon emrat: Këta janë kandidatët që kanë siguruar ulëse në Kuvend deri tash.

Next Post
KQZ publikon emrat: Këta janë kandidatët që kanë siguruar ulëse në Kuvend deri tash.

KQZ publikon emrat: Këta janë kandidatët që kanë siguruar ulëse në Kuvend deri tash.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.