Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Satira ndaj pushtetit të Vetëvendosjes, “Logjikonomia” hiqet nga YouTube – mbyllet kanali

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/11/2025
in Lajme
0
Satira ndaj pushtetit të Vetëvendosjes, “Logjikonomia” hiqet nga YouTube – mbyllet kanali
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanali zyrtar në YouTube i televizionit Tëvë1 është mbyllur të hënën, vetëm një ditë pas transmetimit të episodit më të fundit të emisionit satirik “Logjikonomia”. Shkaqet e fshirjes së kanalit nga platforma mbeten ende të paqarta, ndërsa televizioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar.

Episodi i fundit, me titullin “Surla, tupana e goma rezervë”, numër 101, trajtonte në mënyrë satirike fenomenin e militantizmit politik brenda Lëvizjes Vetëvendosje, veçanërisht në kontekstin e betejës elektorale për Mitrovicën e Jugut.

Në emision, protagonistët u shfaqën duke mbajtur goma automjetesh – një referencë simbolike ndaj festimeve me goma të ndezura të mbështetësve të Vetëvendosjes pas fitores së Faton Pecit në zgjedhjet e 9 nëntorit në Mitrovicë.

Pas transmetimit të kësaj satire, kanali i Tëvë1 u zhduk nga YouTube, duke ngritur dyshime dhe diskutime në rrjetet sociale për arsyet e mbylljes së tij.

Mbete të shohim nëse televizioni do të publikojë sqarime ose nëse platforma do të japë ndonjë arsyetim për këtë veprim.

Related

Previous Post

Leonora Jakupi opinioniste në Big Brother VIP Kosova 4

Next Post

TËVË 1: Kanali në YouTube është rikthyer – rënia nuk lidhet me serialin “Logjikonomia”

Next Post
TËVË 1: Kanali në YouTube është rikthyer – rënia nuk lidhet me serialin “Logjikonomia”

TËVË 1: Kanali në YouTube është rikthyer – rënia nuk lidhet me serialin "Logjikonomia"

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.