Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SBASHK mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”: Dy orët e para pa mësim më 10 shkurt

Qendra Info by Qendra Info
10/02/2026
in Lajme
0
SBASHK mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”: Dy orët e para pa mësim më 10 shkurt
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar nga Këshilli Drejtues, Këshilli i Prindërve dhe Shoqata Sindikaliste e Shkolla Pavarësia në Prishtinë, e cila do të mbahet të hënën, më 10.02.2026, nga ora 08:00.

Si pasojë e protestës, dy orët e para të mësimit nuk do të mbahen, ndërsa procesi mësimor do të vazhdojë normalisht nga ora e tretë. Ndërrimi i pasdites do të zhvillojë mësimin sipas orarit të rregullt.

Reagimi i SBASHK-së erdhi pas publikimit të një videoje nga KALLXO.com, ku shihet një mësimdhënës – tashmë i ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit – duke goditur fizikisht një nxënës.

Megjithatë, SBASHK thekson se dhuna në shkolla nuk është një fenomen i njëanshëm, duke dënuar edhe sulmin fizik ndaj mësimdhënësit, si dhe rastet e shpeshta të fyerjeve, ofendimeve dhe sulmeve verbale ndaj mësimdhënësve nga nxënës e prindër.

“Këto raste nuk mund të trajtohen si incidente të izoluara, pasi po cenojnë rëndë dinjitetin e profesionit dhe sigurinë e procesit edukativo-arsimor”, thuhet në reagimin e SBASHK-së.

Sindikata kërkon:

  • hetim të shpejtë dhe të drejtë të rastit,

  • zbardhje të plotë të fakteve,

  • masa konkrete ndaj përgjegjësve,

  • përgjegjësi institucionale nga menaxhmenti i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit,

  • zbatim të plotë të rregulloreve disiplinore.

SBASHK ka paralajmëruar se nëse nuk ka reagim institucional, do të shqyrtohet mundësia e ndërprerjes së mësimit edhe në shkolla të tjera të Prishtinës, si masë për mbrojtjen e mësimdhënësve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt në arsimin publik.

Nga ana tjetër, Këshilli Drejtues, Këshilli i Prindërve dhe Shoqata Sindikale e Shkollës “Pavarësia” theksojnë se protesta synon të ngrejë zërin kundër dhunës fizike, sharjeve dhe sjelljeve delikuente të nxënësve, duke kërkuar angazhim serioz institucional dhe shoqëror për ta ndalur këtë fenomen shqetësues.

Related

Previous Post

Ndërprerje të energjisë elektrike

Next Post

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve: VV 57 deputetë, PDK 22, LDK 15 dhe AAK 6

Next Post
27 deputetë të legjislaturës së shkuar mbesin jashtë Kuvendit

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve: VV 57 deputetë, PDK 22, LDK 15 dhe AAK 6

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.