Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SBASHK-u u jep ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin ose greva përshkallëzohet në gjithë vendin

Qendra Info by Qendra Info
10/02/2026
in Lajme
0
SBASHK-u u jep ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin ose greva përshkallëzohet në gjithë vendin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) u ka dhënë ultimatum autoriteteve shtetërore për lirimin e menjëhershëm të mësimdhënësit Abaz Kadriu, i cili po mbahet në ndalim 48-orësh si i dyshuar për sulm fizik, duke paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale në nivel vendi nëse kjo nuk ndodh.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili iu bashkua grevës dyorëshe të kolektivit të shkollës Shkolla Pavarësia në Prishtinë, tha se mësimdhënësi është sulmuar në vendin e punës, duke e cilësuar ndalimin e tij si të padrejtë.

“Kjo nuk është hera e parë që mësimdhënësit sulmohen fizikisht, madje edhe nga prindërit. Ne menjëherë e kemi përkrahur kolegun dhe sot jemi këtu për ta mbështetur veprimin e mësimdhënësve”, tha Ymeri.

Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë për zbardhjen e rastit dhe lirimin e arsimtarit, duke paralajmëruar pasoja në rast të mosreagimit.

“Nëse rasti nuk sqarohet shpejt dhe mësimdhënësi nuk lirohet, kjo formë e veprimit sindikal mund të përshkallëzohet”, theksoi ai.

Ymeri kërkoi gjithashtu që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa ndaj prindërve dhe nxënësve që, sipas tij, shfaqin sjellje të dhunshme në shkolla.

Kolektivi i shkollës “Pavarësia” zhvilloi të martën në mëngjes një grevë dyorëshe, duke mos mbajtur dy orët e para të mësimit, në shenjë solidariteti me mësimdhënësin Abaz Kadriu.

Kadriu është arrestuar të hënën rreth orës 12:00 dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “sulm fizik”.

Related

Previous Post

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Next Post

5 hapa për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027

Next Post
Udhëheqësit e Ukrainës, BE-së dhe SHBA-së në një front të përbashkët para takimit Trump–Putin: Kërkohet armëpushim dhe garanci sigurie

5 hapa për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.