Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Scholz në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Procesi i normalizimit Kosovë-Serbi duhet të përshpejtohet

03/11/2022
in Ballina
Reading Time: 2 mins read
Scholz në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Procesi i normalizimit Kosovë-Serbi duhet të përshpejtohet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fjalën hyrëse të Samitit për Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, si nikoqir iu tha mysafirëve se përkasin në Bashkimin Europian dhe se premtimet e tilla duhet të bëhen realitet.

“Europa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni pjesës së Europës së lirë dhe demokratike. Pranimi në BE është në interesin tonë”, tha Shcolz në pjesën e samitit, e cila lejohet të dëgjohet edhe nga publiku.

Derisa po fliste për luftën e Rusisë në Ukrainë, si dhe konfliktet në Ballkan që kanë ndarë rajonin, Scholz e vuri në theks mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Është koha të tejkalohen konfliktet rajonale që kanë vazhduar shumë gjatë, konflikte që ju ndajnë juve dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën europiane. Procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë veçanërisht duhet të përshpejtohet, kështu që – ta bëjmë këtë”.

Kancelari gjerman foli edhe për tri marrëveshjet që gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do t’i nënshkruajnë, raporton Gazeta Express.

“Sot do t’i nënshkruani tri marrëveshje të rëndësishme që do t’ia lehtësojnë njerëzve jetën. Tregu i përbashkët rajonal do të shtyjë përpara ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj. Marrëveshja do të ndihmojnë qytetarët tuaj që të kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftime. Një student nga Sarajeva mund të përfundojë  studimet në Beograd apo një inxhinier në Tiranë duke përdorur gradën e tij mund të gjejë një punë në Shkup”, tha Scholz, derisa shtoi se këto marrëveshje i sjellin vendet afër standardeve të BE-së.

Ai tha se qytetarët e vendeve e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin në Gjermaninë dhe në Procesin e Berlinit.

“Vetëm të bashkuar mund të mbrojmë vlerat europiane dhe sundimin e ligjit. Dhe vetëm bashkë do t’i përballojmë sfidat e kontinentit dhe botës”.

Scholz tha se sfidat me energji  janë në fokus të Procesit të Berlinit  dhe se sot këto diskutime do të çohen përpara.

“Jemi të gatshëm t’iu mbështesim juve në këtë drejtim”.

Në këtë samit po marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Related

Previous Post

Sa është i qëndrueshëm Google Pixel 7 Pro?

Next Post

Gjigandi i transporitit Maerks paralajmëron ”re të errëta në horizont”

Next Post
Gjigandi i transporitit Maerks paralajmëron ”re të errëta në horizont”

Gjigandi i transporitit Maerks paralajmëron ''re të errëta në horizont''

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

03/07/2025
Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

03/07/2025
I denoncuar për ngacmim seksual, i shkarkuar për shkak të tenderave: Universiteti i Pejës emëron, Besfort Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm

I denoncuar për ngacmim seksual, i shkarkuar për shkak të tenderave: Universiteti i Pejës emëron, Besfort Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm

03/07/2025
Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

03/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

03/07/2025
Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

03/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info