Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Seanca e parë e legjislaturës së XI-të: 140 deputetë betohen, PS propozon Niko Peleshin për kryetar Kuvendi

Qendra Info by Qendra Info
12/09/2025
in Lajme
0
Seanca e parë e legjislaturës së XI-të: 140 deputetë betohen, PS propozon Niko Peleshin për kryetar Kuvendi
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, më 12 shtator, në orën 10:00, nis zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 përfaqësues që hyjnë për herë të parë në Kuvend.

Partia Socialiste hyn në këtë legjislaturë me 83 mandate, nga të cilët 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, prej tyre 14 të rinj. PSD siguroi 3 mandate, partia Mundësia 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një deputet.

Seancën konstituive e hapi deputeti socialist Vasil Llajo, pas refuzimit të Sali Berishës dhe Tritan Shehut për të drejtuar si deputetët më të vjetër në moshë. Llajo ngriti komisionin për verifikimin e mandateve, i cili do të shqyrtojë dosjet e ardhura nga KQZ. Pas përfundimit të punës së komisionit, deputetët e rinj do të rikthehen në sallë për t’u betuar një nga një.

Në vijim, mazhoranca pritet të propozojë emrin e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit, siç e njoftoi një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama. Votimi do të zhvillohet me fletë e kuti votimi, ndërsa pas shpalljes së rezultatit, Llajo do t’i lërë vendin Peleshit, i cili do të mbajë edhe fjalën e tij të parë si kryetar i ri.

Në seancën pasuese, kryeministri Edi Rama do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit të ri qeveritar dhe programin e qeverisë “Rama 4”. Pas votëbesimit, qeveria e re do të shkojë për dekretim dhe betim te presidenti Bajram Begaj.

Related

Previous Post

Shitjet e makinave në Evropë: Volkswagen dhe Renault në rritje, Tesla bie ndjeshëm

Next Post

Mallou – Sekreti i thjeshtësisë që bën mrekulli për shëndetin dhe bukurinë

Next Post
Mallou – Sekreti i thjeshtësisë që bën mrekulli për shëndetin dhe bukurinë

Mallou – Sekreti i thjeshtësisë që bën mrekulli për shëndetin dhe bukurinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.