Pas pak në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarit e vrasjes së Liridona Ademajt.
Te Gjykata tashmë kanë arritur familjarët e të ndjerës të cilët sot presin që drejtësia të shkojë aty ku duhet.
Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla sot do të kuptojnë me sa vite dënohen për krimin makabër.

