Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare sot nga ora 17:00, me një agjendë të ngarkuar prej 10 pikash.
Kjo seancë vjen pas propozimeve të bëra më herët gjatë ditës nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, të cilat nuk morën mbështetje nga partitë opozitare, me arsyetimin se po procedohen me nxitim dhe pa analiza të mjaftueshme.
Rendi i ditës në seancën e jashtëzakonshme:
- Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste destabilizimi në treg
- Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
- Ndryshimi i Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim
- Projektligji për Shërbimet e Pagesave
- Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030
- Projektligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore
- Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm
- Projektligji për Shtetësinë e Kosovës
- Projektligji për Lëndët Plasëse
- Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore
Përplasje politike në horizont
Seanca pritet të shoqërohet me debate të forta, pasi opozita ka shprehur shqetësim për procedimin e shpejtë të këtyre projektligjeve pa diskutim të thelluar.
Në një ditë ku Kuvendi po funksionon me ritëm të përshpejtuar, kjo seancë e jashtëzakonshme pritet të jetë një tjetër test i balancës mes urgjencës dhe transparencës ligjore.
Related